Avokati i Popullit i kërkon Prokurorisë së Korçës të ndjekë penalisht ish-zëvendësdrejtorin e Policisë Arben Hyseni.
Sipas Avokatit të Popullit, Hyseni jo vetëm që ka lejuar efektivët e policisë ta dhunonin në rrugë Tomi Mishën por e ka dhunuar edhe vetë, duke e goditur me shpulla brenda ambienteve të komisariatit.
Avokati i Popullit ka pyetur edhe Tomi Mishën, në lidhje me ngjarjen dhe rezulton se ai është goditur në komisariat nga zv.drejtori I Policisë Arben Hyseni.
“Në deklarimet e tij shtetasi Tomi Misha, ka shpjeguar se pasi është futur në dhomën e shoqërimit, në Komisariatin e Policisë, në dy raste me shkëputje prej rreth 15 minutash, aty ka ardhur zv/drejtori i policisë Arben Hyseni, i cili e ka goditur me shpulla nga fytyra e barku, e duke i thënë se çfarë të duket vetja ty, ndonëse i dëmtuari ka vazhduar t’i kërkojë të falur. Pas këtyre veprimeve, shtetasi Tomi Misha ka patur dhimbje të trupit dhe sidomos të shpatullës së djathtë, dhe nga ana e Policisë është transoportuar në repartin e kirurgjisë të Spitalit Rajonal Korçë.’’, bën me dije Avokati i Popullit.
Sipas Avokatit të Popullit ndaj Tomi Mishës është ushtruar dhunë nga punonjësit e policisë.
Për këtë Avokati i Popullit kërkon ndjekje penale ndaj Robert Memellit dhe Arben Hysenit.
“Rekomandohet “Fillimi i hetimit për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”,në ngarkim të punonjësit të Komisariatit të Policisë, Robert Memelli, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal dhe ndaj zv/drejtorit të Policisë Arben Hyseni, për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe“Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjëndjen e paligjshme”, parashikuar nga nenet 250 dhe 251 të Kodit Penal.’’, shkruhet në letrën dërguar kreut të akuzës në Korçë Alket Mersinit, si dhe për dijeni të Adriatik Llallës.
Gjatë mëngjesit të sotëm Arben Hyseni u përjashtua nga policia.

GJera qe ndodhin o police b…….ra . Ske pse e rreh. Ka siguracion kush te jep te drejte ta rrahesh kafshe legen sunit.