Avokati i Popullit ka përshëndetur sot raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
“Avokati i Popullit e vlerëson këtë dokument si një dokument pune shumë të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut. Një kontribut i çmuar për zhvillimin, promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e ketyre te drejtave.
Ne konstatojme se Raporti i Departamentit te Shtetit eshte nje vleresim dhe analize e thelluar dhe e vertete e gjendjes se te drejtave te njeriut ne vendin tone dhe se ne te gjejne pasqyrim te gjitha problematikat dhe shqetesimet e ngritura edhe nga institucioni yne si gjendja e miniritetit rom dhe atij egjiptian, problemet e personave me aftesi te kufizuar, gjakmarrja dhe pasojat e saj, gjendja e te drejtave te njeriut ne vendet e kufizimit te lirise, te drejta e komunitetit LGBT, dhuna ne familje dhe vecanarisht ajo ndaj grave – thuhet në një deklaratë dhënë dje për media nga ky institucion.
Më tej në deklaratë thuhet se “ne i konsiderojme si mjaft të rëndësishme problematikat e ngritura nga raporti i DASH dhe do i përkthejmë ato në prioritet dhe program pune për institucionin. Institucioni i Avokatit të Popullit konstaton me kenaqesi dhe ndihet i vlerësuar qe me punen e tij ka sherbyer si nje burim i besueshem informacioni për prezantimin e situatës të gjendjes të të drejtave të njeriut në Shqipëri…”
me qenese i vjen kaq keq amerikes per romet dhe egjyptjanet ti marre ne amerike keshtu qe rregullohen te gjithe.