Avokati i Popullit: Të paguhet puna e të burgosurve

anazapta

Të dënuarit në burgjet shqiptare nuk paguhen për punën që bëjnë, edhe pse ligji ka dalë 14 vite më parë. Jo vetëm kaq, por janë zvarritur edhe draftet për zbatimin e ligjit, ndërsa Burgjet paguajnë sipas rregullores së brendshme shuma qesharake 90 lekë në muaj dhe ulje 3,9 ditë burgu në një muaj pune. Avokati i Popullit së fundmi ka bërë një rekomandim në adresë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeministrisë. I kërkohet ministrit Nasip Naço dhe kreut të qeverisë, Edi Rama me përsëritje rekomandimi, që të plotësohet kërkesa për ligjin nr. 8328 i datës 16 prill 1998, “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve në burgim”, lidhur me shpërblimin e punës.

 

Problemi

Avokati i Popullit ka bërë përpjekje edhe më parë për zgjidhjen e këtij ngërçi. Madje më 4 mars të këtij viti, i është bërë rekomandim Ministrisë së Drejtësisë që të zbatojë ligjin e 14 viteve më parë. Më herët ka pasur edhe ankesa të shumta të të dënuarve në burgje. “Megjithëse është bërë ky rekomandim në adresë të Ministrisë së Drejtësisë, nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare”, thuhet në ripërsëritjen e rekomandimit të AP. Sipas shpjegimit që bëhet, Këshilli i Ministrave duhet të miratonte 3 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra në vitin 1998, draftin dhe Rregulloren e Burgjeve e aktet nënligjore për pagesat e të dënuarve. Aktualisht 10-11 për qind e të burgosurve aktivizohen në punë të ndryshme dhe në shumicën e rasteve nuk paguhen, ose paguhen në mënyrë qesharake, 90 lekë në muaj. Llogaritet se janë 550 të punësuar në të gjitha burgjet në vend.

 

Kërkesa

Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë i kërkohet që të zgjidhë këtë problem në bazë ligjore që ekziston, vetëm se duhet zbatuar. Ka pasur rekomandime edhe më parë, si në vitin 2002 për këtë çështje dhe shqetësimet janë pranuar, por asnjëherë nuk u vunë në zbatim. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar se është gati ta zbatojë ligjin nëse aktet përkatëse do kalojnë në Këshillin e Ministrave. Mosnxjerrja e një vendimi nga Këshilli i Ministrave për kriteret e pagesës dhe kushtet, ka mbajtur peng situatën për 14 vjet me radhë. “Rekomandojmë hartimin e draftit të VKM për kriteret e shpërblimit të punës të të dënuarve dhe dërgimin sa më parë për miratim në Qeveri”, thuhet në përsëritjen e rekomandimit të AP. I kërkohet ministrit Naço dhe kryeministrit Rama që të zgjidhin këtë ngërç brenda afateve të caktuara.

 

Share This Article
3 Comments
    • Te caktohet ditepagesa e punes,ti jepen vetem 15% e pageses ne muaj per shpenzime vetjake dhe kur ne fund te denimit ti jepet fatura e pageses per te paguar dhomen,pra hotelin,ushqimin si dhe sherbimin mjekesore dhe administrativ te institucionit minus 15% qe i eshte dhene dhe ne fund diferenca ti paguhet,sic e ka gjithe bota demokratike.

  • Te dashur te interesuar, me ben pershtypie inisiativa e te shkruajturit pa pergjegjesi ne emer te Avukatit te Poullit, mbi pagesen e te denuarve neper I.E.V.P Shqiptare.
    Duhet theksuar , se per kete ka ligje te miratuar ne vitin 2010, si dhe VKM ,ecila ngarkonte M. Drejesise per udhezimet e metejsheme.

    Pagesa per te punsuarit brenda I. E .V P dote fillonte me pagen minimale 22.000 lek, ku nga kjo shume, dote fillonte me pagesen e siguraxioneve, sipas legjislacionit ne fuqi,do te ndaloheshin kostot e shpenzimeve individuale, ishte menduar ne bashke punim me te denuarit
    tu kalonte ne llogari rjedhese personale ,per shpenzime te lira neper I.E.V. P nje vlere prej 3500lekesh.

    Ndersa e gjithe diferenca tierer e pages mujore dote kalonte ne llogerin personale te cdo te punesuarit te denuari ose te para burgosuri neper keto Istitucione.

    Per kete qellim eshte fakt kontrata me B.K.T. Me karte personale per cdo te larte te permendur.Vec shume te mirash ekonomike ,kjo kishte ne thelp dhe integrimin e kesaj shtrese.

    Pra kjo do ti motivonte te gjithe ata qe deshironin te integroeshin ne jete, te kishin nje konto bankare kur dilnin me leje ose pension pleqerie, etj.

    Me vjen keq qe gjithe kjo pune dhe pa drejtesi te xerohet, per argument nese kerkon Avokati i Popullit te verifikoj buxhetin e vitit 2012 dhe 2013 ne zerin paga dhe planifikimin e te pakten 590 te punesuar te denuar.

    Mendoj se komenti do lexohet nga A. POPULLIT per te qene me kembe ne toke here tieter, si dhe te mendoj se kjo shtrese ka nevoj per mbrojtie dhe integrim.
    Ju faleminderit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *