AP, Zhaneta Saliu: Kauza çame u tradhtua për disa drejtori

redaktor

Kandidatja për deputete e Aleancës Popullore në Qarkun e Durrësit, Zhaneta Saliu, gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se shqetësimi saj në këtë fushatë zgjedhore nuk janë ata që e braktisën çështjen çame, por fitorja e katër mandateve nga forca që ajo përfaqëson në të gjithë vendin. “Dua të theksoj se shqetësimi im nuk është te kundërshtari, por te ecuria ime, te organizimi im, te puna ime me shtabin dhe te objektivi final grumbullimi i votave sipas objektivit. Kemi marrë prej tyre lista dhe harta, të dhëna të detajuara për të evidentuar më mirë punën tonë në terren. Ata e dinë mirë që morën drejtorira dhe karrige dhe më pas e braktisën çështjen tonë. Por ne po punojmë fort, po punojmë derë më derë, shtëpi më shtëpi, njerëzit na kuptojnë, na mirëkuptojnë, janë me ne, bashkohen. Dhe minimalisht ne do të marrim 4 deputetë në qarqe të ndryshme”, – u shpreh kandidatja për deputete e Aleancës Popullore në Durrës, Zhaneta Saliu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *