Një apartament ‘nën çati’ në Londër në të cilin jetoi Rihanna dhe Tom Cruise është nxjerrë në shitje për 35 milionë paund.
Apartamenti luksoz është njëri nga më të mëdhenjtë në Londër dhe ka gjashtë dhoma gjumi – një dhomë me jakuzi – si dhe një palestër, dhomë për muzikë, kinema dhe madje edhe një dhomë për terapi.
Apartamenti gjendet në Wellington, që është afër parkut One Hyde, dhe ka pamje nga i gjithë parku nga tarracat dhe ballkonet e ndryshme.













