Eshtë koha që krijuesit e artistet të flasin e angazhohen. Heshtja e tyre tregon se frika e ka sfiduar karaktarin e vertetë si opozitar të përjetshëm të së keqes dhe promotor të përparimit. Nuk mund të ketë krijues jashtë politikës së interesave të popullit të vet. E njëjta gjë ka ndodhur në vitin 1990-1991 kur personalisht kam organizuar mitingun e parë të intelektualeve e krijuesve në përkrahje të proceseve demokratike në janar 1991 ku kanë folur edhe dy liderët e sotëm Berisha e Rama. Nuk ka qënë meting partiak siç kanë shkruar dy liderët në shkrimet e fjalimet e tyre, por ka qënë miting i organizuar nga krijuesit e Kinostudios. Shkrimtarët e artistët janë shpirti i kombeve të veta e ky shpirt e kjo zemër e tyre nuk mund të jetë e ftohtë, e akullt, e ngrirë, indiferente për fatet e popullit të vet. Kjo është apati e padurueshme në një shoqëri të molepsur nga frika.
Jo, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë. Edhe unë si disa miqt të mi kisha menduar variantin e abstenimit si një mënyrë për të shprehur protesten por me ngjarjet që po ndodhin, me angazhimin e tërë shtetit politiko-policor për të mbajtur pushtetin me çdo kusht më detyron të reflektoj në ndërgjegjen time e të dal nga pozicioni i abstenuesit e të deklaroj publikisht bindjet e pozicionin tim në këtë pragzgjedhje 2013.
Për të mos patur ndonjë keqkuptim nga ndonjë demokrat i vonuar, dalë vonë nga veza, po kujtoj se kam qënë unë që i pari në Shqipëri kam shkruar në shtyp “Të hiqet ylli komunist nga Flamuri kombëtar” në gazetën RD nr.3, 16 janar 1991, prandaj çdo lloj aludimi apo akuzë marroke që mund të bëhet nga guxhina e guzhinjerët e partisë për gjoja ide komuniste tek unë, janë destinuar të jenë një mashtrim e dështim. Po i informoj gjithashtu se kam qënë unë Kolec Traboini që kam ardhur nga Greqia përmes sakrificash në mars 1992 për të votuar për PD, më pas e kam stigmatizuar mënyrën e qeverisjes që sollën vitin e mbrapsht ‘97, në një refleksion nga Bostoni, kam shkruan në vitin 2004 të vijë sërisht Berisha, me shpresen e luftës kundër korrupsionit galopant ekonomik që e kishte paralizuar Shqipërinë, por sot mbas tetë vjetësh i zhgënjyer them është koha të vijë Edi Rama e Sali Berisha të ikë, jo vetëm nga pushteti por edhe nga politika sepse vendit por edhe Partisë Demokratike i duhen energji e mendësi të reja. Përfundimisht shpreh bindjen se rotacioni duhet tu bëhët, ai është i dobishëm për Shqipërinë, dhe kjo të jetë një mësim për të gjithë ata që inspirojnë një pushtet autokrat që ka kapur shtetin deri sa i kanë zënë frymën.
Letër e nënshkruar: Kolec Traboini
