Apel për gazetarët e rinj; ky profesion nuk të bën të pasur

redaktor

Nga Erjon Braçe

Dua të hapni televizorin dhe të shihni;

duart e një gazetari dhe duart e një ministri;

duart bosh të ministrit dhe,
duart në flori te gazetarit!!

Një apel kam për ata që janë ende në shkollë;

Mos u gënjeni,
profesioni i gazetarit nuk të bën të pasur;
ka mund shumë, sakrifica gjithashtu,
por para ka pak,
aq pak sa për të patur një orë floriri që shkëlqen kaq, mund t’ju duhen 10 vjet punë!

Për një orë! Janë disa në fakt!

E dyta, dua të kuptoni;

Siguria Kombëtare në këtë vend,
është tmerrësisht e rrezikuar për aq sa;

nje gazetar si ky,
të jetë në dijeni të mënyrave dhe mjeteve konkrete të ndjekjes së organizatave kriminale,
informacione ngushtësisht të rezervuara,
por që i bën këto publike në Tv duke ndihmuar organizatat kriminale të marrin masa e të mbrohen prej policisë së Shtetit!!

Ky është problem i madh!

E kam bindje që i gjithë ky sulm është tërësisht i paguar prej organizatave kriminale të kërcënuara nga bashkëpunimi mes policisë së shtetit shqiptar dhe policisë së shtetit italian!

Ka ardhur koha e sulmit mbi hashashin!

Share This Article
1 Comment
  • Tani si zanonisht ky chiuaua nr.2 ben propagande. Tahiri u akuzua me heret per disa shpenzime te ekzagjeruara per pushime qe jo vetem nuk i justifikonte me rrogen qe merr por as nuk denjoi te jepte shpjegime. Jane jo te pakta rastet kur Tahiri eshte implikuar ne situata te denueshme nga ana ligjore dhe qe duhej te ndiqeshin penalisht. Nuk mund te sulmosh Fevziun, persa mund te kete 1001 e gjera per tu kritikuar, per veshjet e oret e shtrenjta kur ai ka deklaruar se ka nje rroge shume te mire e gjithashtu zoteron disa prona, pra e justifikon luksin. Si t’ia bejme njerezve si Rama qe deklarojne 3 mije Euro e pastaj blejne shtepi 400 mije euro ne Surrel, apo atyre si Balla qe me rroge deputeti shpenzojne para per te pare ndeshje ne Spanje e te blejne orera te shtrenjta e kostume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *