Apel për ndihmë në Krujë, kërkohet një 34 vjeçar

Leda Hysa

Një shtetas me probleme mendore është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur. Bëhet fjalë për shtetasin Defrim Tara, 34 vjeç.

Policia e Krujës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e personit të zhdukur.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetasi i humbur është rreth 170 cm i gjatë, me flokë të shkurtra ngjyrë gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.

Nga familjarët dhe policia bëhet apel për ndihmë, ku qytetarët për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *