Apeli i Dallkut: Kombëtarja përkrahet edhe në vështirësi!

redaktor

Armend Dallku ka qenë “krasitja” e De Biasit në kombëtare. Sidoqoftë, kontributi i tij me fanellën kuqezi mbetet i rëndësishëm. Ashtu si gjithë shqiptarët e tjerë, anembanë botës, ku jetojnë e punojnë, edhe futbollisti i Vorskla Poltavës e ka përcjellë sfidën kualifikuese Shqipëri-Portugali 0-1 nga ekrani i televizorit, me shumë emocione.

Ka shpresuar për një rezultat pozitiv, por në fund të fundit vlerëson lart paraqitjen e të besuarve të De Biasit, të hënën në mbrëmje, në “Elbasan Arena”. “Përpara djema, me kokën lart. Jeni krenaria e kombit, vetëm përpara! Tifozët dhe mbështetësit e vërtetë të Kombëtares e përkrahin ekipin edhe në vështirësi. Do të bëhem mur për t’i mbrojtur djemtë e ekipit”, ka shkruar Armend Dallku në profilin e vet zyrtar në Facebook.

Kujtojmë se Armend Dallku ka luajtur 64 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, duke shënuar 1 gol. Pesë ndeshje i ka në karrierë edhe me Shqipërinë U-21, ndërsa aktivizohet prej më shumë se një dekade në Ukrainë, te Vorskla Poltava. Me këtë klub ka luajtur rreth 240 ndeshje, duke qenë lider i padiskutueshëm.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *