Apeli i fortë i Merkel për liderët e BE-së: Mbroni demokracinë dhe lirinë!

Leda Hysa

Në 30-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, kancelarja Angela Merkel i kërkoi Evropës të mbrojë ‘demokracinë dhe lirinë, të drejtat e njeriut dhe tolerancën’. Teksa iu drejtua lidërvë politike dhe të personaliteteve të tjera europiane të ftuar në ceremoninë e rastit, Merkel tha se vlera të tilla ‘duhet të mbrohen gjithmonë’, duke paralajmëruar se ato nuk mund të merren si të mirëqena.

“Vlerat në të cilat bazohet Evropa – liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut – nuk duhet të merren si të mirëqena. Ne gjithmonë duhet t’i mbrojmë ato. Në të ardhmen Evropa do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e njeriut, tolerancën dhe demokracinë. Jemi në një kohë të ndryshimeve globale, ndaj kjo është një çështje urgjente.”

Duke folur në  atë që cilësohet edhe si Kapela e Pajtimit, Merkel tha se barriera që ndau Lindjen komuniste nga Perëndimi demokratik ishte ‘histori’. Kancelarja gjermane, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, përshëndeti anëtarët e publikut kur arriti në Bernauer Strasse për të vendosur në mënyrë simbolike një trëndafil në një seksion në këmbë të murit.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • E ka mire kjo Merkeli a si quhet ..! GJermania , Italia, Franca e ndonje tjeter te kete industrine , e te tjerat te mbjellin duhan {Bullgaria} , pambuk {Greqia}etj etj ..! Kjo pra 4eshte liria , barazia , drejtesia e njemije e nje mashtrrime qe i dine dhe femija ..! Kjo nuk eshte demokraci ..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *