Një nga sfidat që po hasin qeveritë me coronavirusin, është zbatimi i shtetrrethimeve nëpër zonat e prekura.
Veç Shqipërisë, Spanja, Franca dhe Italia kanë vendosur të mos lejojnë daljen e njerëzve nga shtëpia për një pjesë të ditës.
Megjithatë, janë të shumtë ata që e kanë shkelur. Kjo gjë ka detyruar shumë kryebashkiakë në qytetet italiane që ta marrin vetë situatën në dorë.
Rrjetet shoqërore kanë parë të bëhen virale video të zyrtarëve italianë që kërkojnë masa më të ashpra ndaj qytetarëve që shkelin shtetrrethimin.
“Ku po shkon me atë qen me prostat të infektuar? Shko në shtëpi”, i thotë një personi kryebashkiaku i Gualdo Tadinos.
Antonio Dekaro, kryetar i bashkisë së Barit, u filmua nga dikush teksa shknte në një plazh të Barit dhe u thoshte njerëzve të shkonte në shtëpi.
Ai madje ndërpreu një lojë ping-pongu që po bëhej në plazh. Ndërsa kryebashkiaku i Luçeras, Antonio Tutolo, nuk kurseu as fjalorin e ashpër ndaj tyre, në një postim në Facebook.
“Çfarë dreqin bëjnë këto parukieret që shkojnë te shtëpitë e grave dhe u presin flokët? Nuk e kuptoni që kështu ju pret arkivoli? Kush do t’jua shohë flokët e bukura në arkivol?, hakërrehet ai.
Italia është vendi më i prekur në Europë për COVID-19, me më shumë se 64 mijë raste të infektuarish dhe me numrin më të lartë të vdekjeve, 6077.
l. h/ dita

Po ky po ben rolin e doktor Mortit. C’fare dreqin ka ky debil se c’fare bejne njerezit ne shtepite e tyre. Nga xhepi i tij po i paguan?? Na mbyti ky brez te tredhurish!
Ooooo….geeenti te zente covidi19.or qen ebir qeni .Po ata dalin me rrezikun ekokes se tyre ,more koke mut
Shko more pacavure propagandistike . Nga Covidi yt as e rruaj fare, sepse e di me mire se ty qe eshte nje vegel qe perdoret per qellime te tjera, te cilat nuk jane fare per te miren e njerezimit.
“Genti” edhe ti tek te tredhurit hyn, por je i tredhur nga trute. O koqe nuk behet fjale per kush i paguan parate, por per Covid-19 qe ka vetem nje mision, vdekjen.
Po pse ore i tredhur parukeret nuk i ze ky virus, ata keshtu infektojne te tjeret dhe shperndajne vdekjen.