Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: SHBA: Shqipëria të tregojë se di të zhvillojë zgjedhje të lira
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > SHBA: Shqipëria të tregojë se di të zhvillojë zgjedhje të lira
Lajmi i fundit

SHBA: Shqipëria të tregojë se di të zhvillojë zgjedhje të lira

redaktor
Published January 16, 2013
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira e demokratike në 23 qershor.

Zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker nga Brukseli ka thënë se Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira.

Për diplomatin amerikan SHBA-të janë të shqetësuara për retorikën nacionaliste që dëgjohet nga politikanët në Shqipëri, dhe ka thënë se kjo retorikë devijon fokusin nga çështjet e rëndësishme.

“Kjo retorikë nuk do të ndihmojë as në zhvillimin e ekonomisë, e as në zgjidhjet e problemeve siç janë papunësia, dhe problemet e tjera” shtoi zyrtari i lartë amerikan.

Ai gjithashtu ka thënë se për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të vazhdojë politikën e zgjerimit në BE, dhe të ketë të hapur edhe perspektivën për vendet e rajonit të Ballkanit.

Gjithashtu, Reeker theksoi më tej se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të punojnë së bashku me Bashkimin Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas ndryshimeve në krye të departamentit amerikan të Shtetit pas largimit të Hillary Clinton.

Sipas tij,SHBA-të do të vazhdojnë të jenë të fokusuara në Ballkan dhe do të ketë vazhdimësi edhe me bashkëpunimin e tyre me BE-në në këtë zonë të Evropës.

Reeker gjatë qëndrimit në Bruksel ka pasur takim me grupin punues për Ballkanin në selinë e Bashkimit Evropian, sikur edhe takime në selinë e NATO-s.

redaktor January 16, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • mentari says:
    January 16, 2013 at 6:02 pm

    po qe saliu ska zgjedhje te lira

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?