Apeli lë në burg Ballist Morinën, e ëma shpërthen në lot

Saimir Lleshi
Ismail Morina, (Ballisti), gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Rrethit Tirane, ku eshte vendosur masa arrest me burg per armembajtje pa leje./r/n/r/nIsmail Morina (ballisti), during a hearing in the Tirana District Court, where is given prison custody measures.

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Ismail Morinën, i njohur si Ballist Morina.

Vendimi u mor gjatë ditës së sotme, ku avokati mbrojtës kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në një masë më të lehtë. Avokati mbrojtës Ardian Visha tha se do të bënte rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, por pa shpresë të madhe, pasi nuk ka shumë shpresë kur ka qëndrim të njëjtë të mbajtur në dy shkallë. Në do të përmbushim të drejtën procedurale”, tha ai.

Pas vendimit, nëna e Morinës nuk i ka përmbajtur lotët në Gjykatë. Morina është babai i dy fëmijëve në gjendje jo fort të mirë ekonomike.

Ai u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pasi u arrestua me dy armë në automjetin e tij. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Te ju vije turp qe e mbani nji hero si Ballist Morina ne burg.Duhet i madh e i vogel te protestoje para drejtesise shqiptare ne lirimin e Tije nga Burgu.
    Drejtesi plehane dhe gjyqesor horjane.
    Keni 25 vjet qe kullosin kafshe prehistorike deri ne rrang qeverisje te korruptuar me gjithefare stili notit te kertylun ne pasuri perrallore pa pik djerse po te gjithen ne kurriz te popullit dhe vendit e nuk i burgosni.E keni ma teudhes te burgosni fukaran.E t’iu duket vetja se po beni shtet.Ju pushtoft MORDJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *