Pavarësisht kërkesës për liri, Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg Rexhep Rrajën.
Djali i deputetit apeloi masën e arrestit me burg duke kërkuar lirinë në Apel.
Rexhep Rraja nuk mori pjesë në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.
Trupa gjykuese që shqyrtoi kërkesën për lirimin e Rrajës përbëhej nga Shpresa Becaj, Zeqine Sollaku dhe Ridvan Hado. Avokati, ka folur në emër të Rrajës dhe ka thënë se masa e sigurisë është e padrejtë dhe se janë shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut.
Rraja është shprehur përmes avokatit: “Masa ndaj meje është e padrejtë, keni shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk kam tendencë të largohem, sa herë të më kërkojë prokuroria do paraqitem.”
Kanë qenë këto fjalët e Rexhep Rrajës që janë transmetuar në gjykatë nga avokati. Ndërkohë Murati, është shprehur se konflikti ka nisur në korrik të këtij viti, dhe se Rraja është arrestuar për shkak të denoncimit të Nuhut, dhe jo për dhunim, pasi sipas avokatit, në akt-ekspertimin mjeko-ligjor nuk përcaktohet koha e djegies me cigare.
Diskutimi në Gjykatë
Avokati Ilir Murati: Konflikti ka nisur në korrik të vitit 2018, që kur Rexhepi iku me një të dashur tjetër në plazh. Xhisiela i ka thënë se nëse ti ikën sërish në Sarandë me të dashurën e re, unë sërish do të të kallëzoj. Në akt ekspertimin mjeko-ligjor, nuk përcaktohet koha kur është shkaktuar djegia me cigare, apo dëmtimi me çdo mjet. Xhisiela ka pranuar edhe publikisht xhelozinë. Zotërinj gjyqtarë, përse nuk merret si e pandehur Xhisiela Maloku, për kallëzim të rremë. Rraja arrestohet vetëm se Emiljano Nuhu i ka vënë pistoletën në kokë.
Gjyqtarja Shpresa Besaj: Ne nuk ndikohemi nga askush nga dhënia e masës së sigurisë.
Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku. Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar./shqiptarja.com
l.h/ dita

ky edhe mos te jete fajtor, vuan per nje klase politike te kalbur ne genjeshtra, vuan per nje shtresen shoqerore arrogante dhe shperdoruese nga e cila eshte ushqyer, qe i ka dhene ketij te kete nje jete me te mire se shume e shume te rinj qe meritojne shume me shume se ky. pra nuk ka asnje vend per keqardhje, dhe asnje interes per te marre vesh se ca behet me kete kokedaullen – a kalbet ne burg, a rrihet atje, a mbahet si djale mbreti, nuk do me dit njeri.