Gjykata e Apelit ka lënë në burg Fatmir Hoxhën, shoferi i kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, i cili u vra më 13 shtator 2012. Hoxha dhe Kastriot Gosturani u arrestuan pas ngjarjes me akuzën e mosveprimit për të parandaluar vrasjen e kryekomisarit.
Gosturani është liruar në 26 dhjetor, ndërsa Hoxha vazhdon të qëndrojë në burg. Familjarët e tij akuzojnë një anëtar të Gjykatës së Apelit se u ka kërkuar 15 mijë euro në këmbim të lirimit të njeriut të tyre. Sipas familjarëve të Hoxhës, të cilët folën për News 24, natën që u vra Adem Tahiraj, shoferi Hoxhaj është tërhequr zvarrë nga Ilir Xhakja, kurse Gosturani, shef krimesh në Shijak, është larguar nga frika.
Ilir Xhakja është i akuzuari i vetëm për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj. Ngjarja ndodhi në Sukth, Durrës, në shtatro të 2012-s.