Edhe Gjykata e Apelit, ashtu si ajo e Shkallës së Parë, e ka lënë në burg njeriun që akuzohet si trafikanti i drogës, në ngjarjen e avionit të Divjakës. Për Saimir Bajramin, pala mbrojtëse kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, pasi pretendon se është në gjendje të rënduar mendore. Seanca e djeshme drejtohej gjyqtari Dhimitër Lara, tejsa avokati mbrojtës i të pandehurit kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, me pretendimin e një lehtësimi të dënimit të tij për shkak të problemeve të tij psiqike. Në fjalën e tij, Sokol Harizaj, avokati mbrojtës i Bajramit pretendon lehtësim të dënimit të klientit të tij, pasi sipas tij ka prova konkrete se ishte në gjendje të rënduar psikologjike, në kohën kur ka bërë deklaratat.
