Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë për drejtorin e Tatimeve Hysen Hysajn. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim me paraqitje”, masë e cila mbetet në fuqi.
Ai u ndalua më 13 qershor me urdhër të Prokurorisë, pasi i kishte rimbursuar nipit të tij 10 mln lekë nga TVSH-ja. Ndërkohë, Gjykata e Shkodrës e liroi atë më 17 qershor.
“Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se shtetasi Hysaj ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në shumën mbi 10 milionë lekë të reja, për subjektin tregtar “H…”shpk.
Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se shoqëria “H…” shpk, me administrator shtetasin M.H, i cili është djali i motrës së drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër, kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së.
Në bazë të legjislacionit fiskal, kompanitë që importojnë mallra nga jashtë për efekt të biznesit, duhet të paguajnë detyrimet doganore para se të përfshihen në skemën e rimbursimit të TVSH-së. Në rastin konkret, shoqëria “H…”shpk nuk e ka shlyer detyrimin doganor për disa blerje në vitin 2012 dhe ndërkohë ka bërë kërkesë për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”
