Në takimin e radhës për ecurinë e platformës së bashkëqeverisjes kryeministri Edi Rama edhe këtë herë ftoi dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë probleme me zyrat e shtetit që të denoncojnë rastet e tyre. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se për të gjitha ata punonjës apo drejtues që zvarritin çështjet e qytetarëve do të merren masa administrative deri tek ndjekja penale.
“Nëse keni një problem me zyrat e shtetit mos kërko rrugët e vjetra të ryshfetit apo të mikut që të bëjë të mundur zbatimin e ligjit për ty, por drejtojuni platformës”.
Rama tha se nuk duhet të hallakatemi me miq të jashtëm apo me ryshfete, pasi sipas tij platforma “Shipëriaqëduam.al” është miku më i mirë për zgjidhjen e problemeve.
Kryeministri u shpreh se pas zgjidhjes së problemit nis edhe hetimi për të parë se kush ishte problemi.
“Nëse ke një problem me zyrat e shtetit, mos kërko rrugë të vjetra të ryshfetit, por kliko tek Shipëriaqëduam.al dhe do gjesh mikun më të fortë për të zgjidhur problemin. Ministria e Drejtësisë që drejton task forcën e korrupsionit do bëjë publike edhe masat, pasi pas zgjidhjes së problemit nis dhe hetimi administrativ. Pas zgjedhjes së çështjes ne nisim hetimet për të parë se pse nuk zgjidhej çështja dhe kush ishte problemi. Ai që e merr me nënqeshje platformën ju them se e ardhmja është jo vetëm dixhitalizimi, por platforma është pjesë e administratës se kjo administratë vihet në lëvizje. Çdo qytetar merr zgjidhje dhe ndez një llambë për t’u fokusuar tek çështja dhe për të zbuluar individët që janë problematikë”- tha Rama.
Kryeministri kishte dhe një apel për ata që sipas tij jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe ankohen për pagat e ulëta.
Qytetarja: Pas aplikimit në platformë, unë jam punësuar në një kompani dhe ju falënderoj për mundësinë.
Rama: Sa e ke rrogën?
Qytetarja: 600 mijë.
Rama: Po pse e thua me gjysmë zë. E paske rrogë të mirë. Se këta që jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe tallen me Iphone-t e tyre për punësimin duke thënë se pse mo jetohet me 240 mijë lekë? Ja rasti që kemi rrogë 600 mijë lekë se rroga jepet me atë që ofron.
l.h/ dita

Ja kalove me propogande , edhe babait tend shpirteror Enver .
Ti je i pari kryeminister ,qe i vure fshesen zyres se ankeseave ne kryeministri .Me marjen e qeverise ,ti z Rama e zhduke kete zyre ,qe ka qene dhe ka funksionuar qe nga viti 45..Dhe per propoganten qe ben, do te them nje shembull. Kushurira e ime ,rreth 77 vjece ,eshte e paralizuar ne njeren kembe dhe ne njeren dore ,prej me shume se 5 vite .Me gjithe se mjekun e kemi tonin ,ai nuk e nxjer ne kemp ,dhe thote se duhet te jete e paralizuar komplet qe ta fitoje . Keshtu eshte ligji ???Nuk e kam inatin absolutisht me mjekun ,ai i shkrete zbaton ligjin , por nje pyetje kam :::
A mundet nje njeri me nje kembe e me nje dore te heci etj e tj.Ah ju shpelafte mortja ,dhe pak e keni ,me keto propoganda .Dhe je i vetmi kryeminister ne bote , qe e ben kete kete propogande .Ja kalove edhe Erjon Velise ,kesaj here ,sinqerisht nuk eshte per te qeshur.