Apeli për të sëmurët kronikë

redaktor

Të moshuarit, e veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundje të caktuara kronike, si diabeti, hipertensioni arterial, sëmundje të zemrës, sëmundjet malinje, etj, kanë më shumë gjasë që të rrezikohen nga ndërlikimet që mund të shkaktojë Covid-19. Ndaj ekspertët e shëndetit këshillojnë që veçanërisht këto kategori duhet të mbrohen, teksa duhet të kujdesen po ashtu edhe për mjekimet që duhet të marrin për të mbajtur nën kontroll gjendjen aktuale shëndetësore.

Për shkak të pranisë së këtyre sëmundjeve ju duhet të bëni gjithçka të mundshme për të shmangur infektimin me Covid-19, siç janë masat e shmangies së lëvizjeve dhe daljes nga shtëpia, si dhe ndjekjen me kujdes të trajtimeve mjekësore të rekomanduara nga mjeku juaj i familjes, apo ai specialist. Ekspertët e shëndetit publik këshillojnë për këto kategori që asnjë rast nuk duhet të ndërprisni mjekimet për sëmundjet që keni.

Mjekimi

Është e rëndësishme që edhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore, vazhdoni të merrni mjekimet dhe ilaçet e tjera që ju janë dhënë nga një mjekët për sëmundjet ose problemet e tjera shëndetësore që ju keni.

Sigurohuni që keni ilaçe të mjaftueshme, dhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore kërkojuni të afërmeve apo mjekut të familjes që të sigurojë ilaçet që ju nevojiten për këtë periudhë.

Diabeti

Njerëzit me diabet janë në rrezik të rritur për të zhvilluar ndërlikime të rënduara nëse preken edhe nga Covid-19. Nëse keni diabet, vazhdoni të merrni çdo ilaç, monitoroni nga afër nivelin e sheqerit në gjak dhe kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

Astma

Njerëzit që vuajnë nga astma, duhet të vazhdojnë të përdorin inhalatorin (inhalatorët) e tyre si zakonisht.  Nëse mendoni se astma juaj po përkeqësohet ose keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni ndihmë mjekësore.

Kanceri

Njerëzit e prekur nga kanceri po ashtu janë në rrezik të rritur, veçanërisht ata me tumore malinje që ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin imunitar dhe njerëzit që janë nën efektin e një trajtimi, përfshirë kimioterapinë. Nëse keni kancer është e rëndësishme të ndërmerrni hapat e përshkruar në mënyrë që të reduktoni rrezikun për të marrë Covid-19. Nëse nuk ndjeheni mirë dhe keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni ndihmë mjekësore.

Kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj që të mos ju vizitojnë nëse nuk ndiheni mirë, nëse jeni veçanërisht me ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, deri sa të keni marrë këshillat e duhura mjekësore, dhe nëse nuk keni nevojë urgjente për ndihmën e tyre.

Kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj, që të mos ju vizitojnë nëse nuk ndjeheni mirë, nëse jeni veçanërisht me ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

Ku mund të shkoj për ndihmë mjekësore?

  • Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë ose ilaç (medikament) për të kuruar Covid-19.
  • Ndihma mjekësore mund të ofrohet për të lehtësuar simptomat e Covid-19 nëse nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Shumica e njerëzve që janë prekur nga ky virus do të shërohen me anë të mbështetjes mjekësore.
  • Nëse nuk ndjeheni mirë, mos u frikësoni ose më keq, mos e fshihni gjendjen tuaj shëndetësore. Kërkoni ndihmë mjekësore.
  • Nëse sëmureni seriozisht nga Covid-19, do t’ju nevojitet trajtim i specializuar në spital.
  • Sigurohuni që ju dhe familja juaj, miqtë ose kujdestari juaj, të dini se ku duhet të drejtoheni për ndihmë mjekësore ose këshillim nëse nuk ndjeheni mirë për shkak të etheve, kollës ose vështirësisë në frymëmarrje. Vendi më i përshtatshëm për të kërkuar ndihmë do të varet nga ku ju jetoni dhe nga pajisjet dhe mjetet që janë në dispozicion. Orientimi dhe këshillimi lokal, mund të jetë që të mos shkoni menjëherë në institucionin tuaj më të afërt shëndetësor. Mundohuni t’i gjeni paraprakisht këto informacione, në mënyrë që të jeni të përgatitur dhe të dini se çfarë duhet të bëni, nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore.

 

Shpërndarja gjeografike e të infektuarve në vendin tonë:

Sipas ekspertëve të ISHP-së, deri sot në mesditë janë testuar 732 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 70 persona, në shtatë qytete të vendit.

  • Tiranë 50 qytetarë
  • Durrës 5 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 7 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 2 qytetar

p.k\DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *