Itali, Renzi merr mbi 40 % në zgjedhjet europiane: “I vendosur për një Itali që ndryshon Europën”

redaktor

Një rezultat historik. I prekur dhe më shumë se kurrë i vendosur në përpjekjet për një Itali që ndryshon Europën. Faleminderit – ka shkruar në Twitter kreu i PD italiane Mate Renzi pas rezultatit historik në zgjedhjet e djeshme.

PD e Mateo Renzit (në foton e ANSA, grupi drejtues) arriti një fitore spektakolare në zgjedhjet europiane me një diferencë nga M5S që nuk imagjinohej përpara hapjes së kutive, sidomos për shkak të pritshmërive të larta për fitore që kishte krijuar Beppe Grillo. Forza Italia nuk arriti dot as te 20 përqindëshi, ndërsa Ncd e Angelino Alfano superon për pak 4 përqindshin që i lejon vende në Bruksel.

Një e dhënë e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve është që pavarësisht rritjes së lëvizjeve euroskeptike (M5s, Fdi e Lega), pjesa më e madhe e zgjedhësve italianë kanë mbështetur partitë që janë në favor të Unionit.

Të dhënat e para flasin për një rezultat spektakolar të Pd mbi 40 përqind, Pesë Yjet të reduktuara në  22% dhe Fi që ka zbrotur në 15%. Rezultate njëshifrore për gjithë partitë e tjera: Lega Nord 6,5%, Lista Tsipras 4,5%, Ncd 4,5% e FdI 3,5%, etj.

Partia Demokratike italiane e udhëhequr nga Matteo Renzi, prej disa muajsh ka hapur një degë të sajën edhe në Shqipëri. Ismail Ademi, drejtues i kësaj dege ishte ndër organizatorët pak ditë më parë të një video apeli për të ftuar shqiptarët me nënshtetësi italiane, të votonin për PD-në e Renzi-t dhe Martin Schultz si kryetar i ardhshëm i Komisionit Evropian.

Video apeli me pjesëmarrjen e kreut të PS-së, Edi Rama u përhap pak ditë më parë në mediat sociale dhe u publikua në webistin kombëtar të Partisë Demokratike italiane.

Share This Article
3 Comments
  • Bukur, shume mire.Suksese.Eshte shenje pozitive.Larg ekstremeve dhe ekstremisteve.Te shikojme perpara.Progres.

  • I kuptueshem pozicioni i Dites qe nxjerr ne pah fitoren e Renzi-t ne Itali, por pare ketej nga zemra e Europes fitorja ka kaluar ne duart e partive ekstremiste/euroskeptike me Le Pen ne France e Farage ne Angli.
    Kjo vote konfirmon edhe nje here frymen e protestes ne rritje ndaj administrimit jo eficient qe i eshte bere BE-se deri me sot. Sigurisht rritja ne perqindje e ekstremisteve qe nuk e duan Europen e bashkuar vjen edhe si pasoje e nje dizinteresimi te shumices se votuesve, por eshte edhe nje sinjal qe gjerat duhet te ndryshojne ne menyre rrenjesore ne parlamentin europian perndryshe rrezikojme qe t’i largohemi perhere e me teper aspirates per nje Europe te bashkuar e solide.

  • “I vendosur për një Itali që ndryshon Europën” [M. Renzi] Do ishte me e keshillueshme “per nje itali qe shikon, mundohet, perpiqet per hallet e veta” me kriminalitetin e korrupsionin galopant, papunesine ne disa zona ~ 50%, parlamentare nen akuza penale, media te kapur e Shtet te rene. Europa nuk pret shume nga Italia … e as ne defter se ka.

    Sigurisht kjo s’eshte puna jone, kemi halle plot… por Kr-M i nje shteti kufitar s’eshte mire te investohet me video e rekomandime ne zgjedhje, te nje shteti tjeter. Politika e “akullorizuar” Italiane, me te cilen refuzojne te identifikohen dhe Republika Bananesh, ndryshon brenda javesh e muajsh. Neser Kundershtaret e Renzit, inatin me Ramen e nxjerrin tek Shqiperia e vogel me ato pak mundesi qe kane te na prishin pune.

    Me duket e papjekur kjo nderhyrje e z. Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *