Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar për herë të katërt kërkesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha për ndryshimin e masës së sigurisë.
Hoxha ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, me arsyetimin e gjendjes shëndetësore të djalit të saj.
Gjykata vendosi “mospranimin e ankimit nr. 72 akti datë 12.03.2021 ndaj vendimit nr. 85 datë 09.03.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar paraqitur nga mbrojtësi i kërkueses/ankueses E.H.”
Avokatët kane kërkuar realizimin e një akti mjeko ligjor për fëmijën autik të gjyqtares.
Gjyqtarja është arrestuar pas një aksioni nga SPAK në gjykatën e Krujës, e cila akuzohet se së bashku me avokatin Aldo Tabaku dhe të tjerë po bënin gati dosjen për lirimin e një të burgosuri të dënuar për vrasje
o.j/dita

Duket që kjo jetonte me ligjet e krijuara vetë dhe nuk koncepton ato të shtetit dhe drejtësisë. Të këtë turp të kërkojë të lirohet, por kujt i humbi turpi që ta gjejë kjo ?