Gjykatat e Apelit prishin brenda një dite dy vendime të Shkallëve të Para në Tiranë dhe Durrës, duke liruar nga akuzat po kaq persona të akuzuar për korrupsion pasiv, njëri prej të cilëve i dënuar. Bëhet fjalë për Gazmend Sallakun, ish-drejtori i stadiumit “Qemal Stafa”, që ishte dënuar me 3 vite burg, por që më pas u pezullua për ekzekutim, kurse dje u shpall i pafajshëm në Apel. Po kështu Odeta Tota, pedagogia e Kimisë në Universitetin e Durrësit, u la dje në “arrest shtëpie”, duke zbutur masën e sigurisë së Gjykatës së Rrethit.
Lirimi i Sallakut
Gjykata e Apelit Tiranë shpalli dje të pafajshëm ish-drejtorin e Qendrës Sportive “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku, duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e dënoi me 3 vjet burg, për veprën penale “korrupsion pasiv, i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Por, pavarësisht dënimit, Sallaku nuk qëndroi asnjë ditë prapa hekurave. Treshja gjykuese e kryesuar nga Regleta Panajoti, e pezulloi ekzekutimin e dënimit për një periudhë prej tri vitesh, kohë gjatë së cilës Sallaku nuk duhet të kryente asnjë vepër tjetër penale. Sallaku u arrestua në gusht të 2011 dhe pas 30 ditësh paraburgim u lirua. “Arrestimi tij u bë pasi i ka kërkuar dhe i ka marrë një tjetër personi si ryshfet shumën prej 150 mijë lekësh të reja, në këmbim të dhënies me qira të një ambienti me sipërfaqe prej 80 m2, në pallatin e sportit ”Asllan Rusi”. Por Sallaku pretendoi pafajësi duke i mohuar akuzat deri në fund, teksa dje mori edhe pafajësinë.
Lirimi i pedagoges
Gjykata e Apelit në Durrës vendosi dje që pedagogia e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Odeta Tota, e arrestuar në muajin shkurt për korrupsion pasiv, të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Pedagogia e Kimisë dyshohet se në bashkëpunim me kolegun e saj, Endrit Sina, u ka marrë studentëve ryshfet në këmbim të notës kaluese. Sina u arrestua në muajin shkurt bashkë me dy studente. Sipas hetuesve të çështjes, dy studentet, për të gjitha provimet për lëndën e Kimisë në degën Infermieri, kërkonin para shokëve dhe shoqeve për të ndikuar tek pedagogia Tota, duke bërë sekseren. Gjykata më parë kishte zbutur masën edhe për dy studentet, duke i liruar nga qelia. Shuma që kërkonin dy studentet seksere varionte nga 20-25 mijë lekë të reja. Ndërsa pedagogia Odeta Tota u jepte studentëve tezat e zgjidhura. Aktualisht ka mbetur në qeli vetëm pedagogu Sina, i cili gjithashtu pret seancën e apelimit.

Bravo: se vetem ne shqiperi korrupsioni eshte ne sistem,bile dhe ata qe e denoncojne rrezikojne 10-15 vite burg…bravo rilindja se fix ketu fillojne themelet e shtetit demokratik…..ptuuuuuuu pis milet.
o rrace e trashe demokratesh injorant. IDIOT. gjykatat jane produkt e NISHANIT ushtarit te SALIUT!
Drejtesia eshte e kapur nga ushtaret berishian te udhehequr nga presidenti kukull Nishani.
eli mose beje komente per te provokuar rilindasit gjykatesit jane tuajet
Keta te gjykates duhet te zevendesohen nga te rinj, qeveria duhet te tregoje me shume kujdes dhe vemendje ne emerimin e tyre.
Eh per te ardhur keq nga ky lajm,,,, me shum ne lidhje me pedagogen,,pasi te kesh me prova nje akuze dhe mos te marre denimin e merituar vetem ne shqiperi ndodhin keto gjera,,,, !!!! Turp Turp !!!!