Apeli ka shtyrë sot vendimin ndaj Ilir Xhakjes, i akuzuar për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998. Vendimi është shtyrë nga relatori i çështjes Petraq Dhimitri, ndërsa vetë i akuzuari nuk ishte paraqitur.
Gjykata vendosi t’i rikthehet edhe një herë shqyrtimit të provave të grumbulluara për këtë vrasje, duke kërkuar kryerjen e procedimit balistik të provave të grumbulluara në vendngjarje, si dhe akt-ekspertizave të kryera më parë. Do të jenë tre ekspertë të mjekësisë ligjore, të cilët do të kryejnë ekspertizat dhe do t’i dërgojnë gjykatës përfundimet.
Ilir Xhakja akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998 në Sukth. Në vitin 2002, atij iu dha pafajësia për këtë krim nga gjyqtari Neritan Tabaku. Në shtator të 2012-s, Xhakja vrau kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahiraj.
