Apeli ul dënimet për Veliun dhe Ndikumanën

redaktor

Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit pasi mori në shqyrtim ankimimin e Tiranës dhe Flamurtarit vendosi të ulë masën ndëshkimore të dhënë nga Disiplina për Selemani Ndikumanën dhe Franc Veliun, të cilët u pezulluan 5 ndeshje secili për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Pas shqyrtimit të materialeve të paraqitura nga dy klubet, Apeli vendosi që ndëshkimi i dy lojtarëve në fjalë të reduktohet në vetëm 2 ndeshje. Ndikumana dhe Veliu do të mungojnë edhe në javën e katërt të Superiores, për të qenë më pas pjesë e formacioneve respektive. Ndërkohë, një tjetër vendim i rëndësishëm i Apelit është ndryshimi i masës ndëshkimore ndaj Besës, për mosparaqitje në fushë në sfidën e fundit të sezonit të kaluar ndaj Tiranës. Apeli vendosi që heqja e tre pikëve duhet të aplikohet për sezonin e kaluar, që do të thotë se Besa e nis kampionatin në Kategorinë e Parë jo minus -3 pikë, por në kuotën e zero pikëve, sikurse të gjithë kundërshtarët e tjerë të kësaj kategorie.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *