Ambasada e Republikës së Polonisë konfirmon se kanë nisur aplikimet për bursa studimi disamujore në Universitetin e Varshavës në programe të ndryshme si “Scholarship and Research Grant” për vitin akademik 2013-2014 në fushën e drejtësisë, shkencave politike dhe historisë moderne. Kandidatët për këtë lloj burse duhet të kenë gradën mastër ose diçka ekuivalente me të, të kenë mbrojtur doktoraturën ose të kenë realizuar punime me rëndësi domethënëse për interesin publik, posaçërisht në fushën e promovimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
“Research grant” përfshin qëndrim të financuar dymujor në Poloni për të njëjtin qëllim si në rastin e “scholarship”. Afati për dorëzimin e aplikimeve për këtë bursë është data 15 prill 2013. Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit referojuni materialeve informative që gjenden në adresën: www.skubi.net/stypendium2013_en.html.
