Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë, shefi i NATO-s flet me Erdoganin: Turqia është një aleat i vlefshëm
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë, shefi i NATO-s flet me Erdoganin: Turqia është një aleat i vlefshëm
AktualitetBoteKryesore

Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë, shefi i NATO-s flet me Erdoganin: Turqia është një aleat i vlefshëm

Ornela
Published June 4, 2022
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me kryeministrin e Finlandës dhe ka folur me presidentin e Turqisë, derisa po kërkon të kapërcejë rezistencën turke ndaj bashkimit të Finlandës dhe Suedisë me aleancën.

Stoltenberg, i cili vizitoi Uashingtonin këtë javë, postoi në Twitter të premten vonë se ai u takua me kryeministren finlandeze Sanna Marin dhe diskutoi “nevojën për të adresuar shqetësimet e Turqisë dhe për të ecur përpara” me aplikimet për anëtarësim finlandez dhe suedez.

Lufta e Rusisë në Ukrainë i shtyu vendet nordike të aplikonin për t’u anëtarësuar në NATO, por presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzon Suedinë dhe Finlandën se mbështesin militantët kurdë të konsideruar nga Turqia si terroristë.

Stoltenberg tha se kishte një “telefonatë konstruktive” me Erdoganin, duke e quajtur Turqinë një “aleat të vlefshëm” dhe duke vlerësuar përpjekjet turke për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të siguruar transportin e sigurt të furnizimeve me drithëra nga Ukraina në mes të mungesës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta.

Stoltenberg shkroi në Twitter se ai dhe Erdogan do të vazhdojnë dialogun e tyre, pa dhënë detaje.

Përpjekjet diplomatike të shefit të NATO-s erdhën përpara një mbledhjeje të zyrtarëve të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia javën e ardhshme në Bruksel, ku ndodhet NATO, për të diskutuar kundërshtimin e Turqisë ndaj aplikimeve.

o.j/dita

Ornela June 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Arben says:
    June 4, 2022 at 1:38 pm

    Përpara Sulltan Erdoan

    Je shpresë për popullin

    Gjithë shqiptarët janë me ty

    Reply
  • Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerian says:
    June 4, 2022 at 1:51 pm

    Turqia ka Nderim me Suedine e Finlanden ne NATO.
    Turqia DUHET te kerkoi HEQJEN e Greqise nga NATO;qe eshte mbi 80vjete ne “lufte” me Shqiperine e saje “mike startegjike”Vetem atehere do ta marr vesh Gërku se kush eshte Injoranti Dendiasi me shoket e tije;qe kercenon rrugen e Shqiperise per ne BE?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?