Aplikimi i teknologjisë në zgjedhje, anëtarët e majtë në KQZ: Mbledhje urgjente

anazapta

Mosgjetja e konsensusit nga ana e përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës në KQZ po rrezikon aplikimin e teknologjisë së re në zgjedhjet e qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë ende një vendim për aplikimin e teknologjisë dhe për këtë, dy anëtarët e majtë të këtij institucioni, Denar Biba dhe Albana Shtylla, kanë kërkuar sot një mbledhje urgjente. Në mbledhjen e orës 16:00 të ditës së sotme, KQZ pritet të marrë vendimin për nisjen e procedurave të prokurimit publik për blerjen e teknologjisë së re.

“KQZ pritet që të marrë vendimin për nisjen e procedurave me prokurim pa fond limit. Edhe pse fillimisht anëtarët ishin të mendimit për të ndjekur procedurën me negociim të pashpallur dhe me fond të limituar, kjo zgjidhje u kundërshtua nga administrata për shkak të vështirësive në përcaktimin e kostos së aplikimit të teknologjisë. Administrata në bazë të të dhënave të nxjerra nga internet ishte shprehur se teknologjia për zgjedhjet që do zhvillohen në Fier do të kushtojnë sipas planit paraprak rreth 1 milionë e 452 mijë euro, ndërsa teknologjia në qarkun e Tiranës është llogaritur paraprakisht 2 milionë e 979 mijë euro. Në Tiranë do të kryhet leximi elektronik i kartave të identitetit në 1200 qendrat e votimit. Por, kjo kosto, sipas tyre, nuk mund të merrej si e saktë, pasi janë të dhëna të nxjerra nga interneti dhe për pasojë propozuan prokurimin pa fond limit që pritet të miratohet nga KQZ-ja në limitet kohore”, shkruan sot e përditshmja “Shekulli”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *