Apo protestuan siç po protestojnë tani?

anazapta

Letër e nënshkruar

Astrit Çerma

Më njofton një shok se këto ditë (me saktë këto netë) është prishur nga disa “njerëz e mjete te pa njohura” kinema “Millenium” m’u në mes te Elbasanit, përballë Prefekturës (me Prefektin brenda), përballë Bashkisë (me Këshillin Bashkiak dhe me kryetarin e bashkisë brenda), në krah të Policisë (me policët dhe shefin brenda), ngjitur me bulevardin kryesor (ku shpesh kalojnë makinat ministrave dhe kryeministrit). Për këtë veprim “mafioz” nga disa “institucione të pa njohur” një “revoltë e njohur” ka përfshirë intelektual, artistë, shkrimtarë, zyrtarë dhe shumë shumë të njohur e të pa njohur që po bëjnë namin nëpër kafe, birrari, lokale e hale për këtë maskarallëk kulturor që i bëhet qytetit të dijes, arsimit e kulturës. Aq e fuqishme po bëhet kjo revoltë sa ka detyruar pronarët e njohur të lokaleve të ngrejnë çmimet që të ulin pjesëmarrjen. Kjo iniciativë e pronarëve inkurajohet kryesisht nga partia e njohur socialiste, që zotëron pushtetin në bazë dhe në qendër dhe që devizën e saj, të njohur e te panjohur, te qeverisjes e ka titulluar me siglën e njohur “Rilindje”. Dhe është pikërisht kjo “rilindje” që i ka bërë lesh e li “të njohurit” e qytetit të Elbasanit me “të panjohurën ose të panjohurin” që do të mbijë nga gërmadhat e ish-kinema ‘Milleniumit”.

A e mbajnë mend intelektualët, artistët, shkrimtarët, zyrtarët e njohur që po protestojnë më të madhe nëpër tavolinat e tryezat e klubeve e kafeneve se dikur kjo kinema me emrin e çuditshëm “Millenium” dikur e ka pasur emrin”11 nëntori”, dita e çlirimit të Elbasanit nga pushtuesit nazi-fashist? Unë nuk mbaj mend: A protestuan atëherë kur ju ndërrua emri? Apo protestuan siç po protestojnë tani…Ndofta…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *