Apokalipsi i ushtrisë shqiptare në vitin 1997

J L

Kolonel Hekuran RAPAJ

 

Kanë kaluar 24 vjet nga viti i zi 1997. Shqiptarët duan të harrojnë atë gjëmë të paparë që u ndodhi, por nuk munden. Janë mijëra jetë njerëzish të humbura, vendi ishte në pragun e luftës civile, u hapën depot e ushtrisë dhe populli u armatos për t’u mbrojtur nga shteti i vet që i kishte drejtuar armët. U hapën burgjet dhe rendi u shthur si kurrë më parë…

E megjithatë ne duam ta harrojmë 97-n. Por nuk na lë ai, ideatori dhe arkitekti i gjëmës, Sali Berisha. Pasi u shpall non grata familjarisht nga Shtetet e Bashkuara, ai ka gati tre muaj që ngjiret se nuk ekziston asnjë fakt kundër tij, si për korrupsion, ashtu dhe për dhunim të demokracisë. Nuk i dimë të detajuara faktet që disponon Departamenti amerikan i Shtetit, por me siguri ato janë të kopsitura. Mes atyre fakteve dhe provave, viti ’97 është ai që nxin më shumë. Mund t’i harrohen Saliut me kalimin e viteve edhe paratë e vjedhura, edhe votat e vjedhura, por 97-a nuk ka për t’u harruar kurrë.

Unë si ushtarak, kam mbledhur me mundim fakte, shifra, prova dhe dëshmi për apokalipsin e ushtrisë shqiptare në vitin 1997. Ata që i dinë këto fakte dhe prova të shkëputura, besoj se nuk do të mërziten kur t’i lexojnë këtu të përmbledhura…

***

Qëllimi kryesor i forcave të armatosura është të shërbejnë si instrument lufte që mund të drejtohet kundër shoqërive të tjera politike, në rast nevoje. Është kapaciteti i ushtrisë për të mbrojtur një vend  kundër agresionit të jashtëm, çka e bën që praktikisht të gjitha shtetet të kenë forca të armatosura, ndaj dhe ushtria shihet për një shtet modern jo më pak esenciale sesa forca policore, gjykatat ose shërbimi postar. Megjithatë, ky mision mbrojtës pati implikime konfliktuale në mënyrën organizative, qëllimin, besimin dhe përgjegjësitë që po i jepte politika në natyrën e ushtrisë shqiptare.

Praktikat dhe format organizative për “ristrukturimin” apo “modernizimin” e Forcave të Armatosura nxorën në pah vështirësitë e dallimit midis përdorimit të brendshëm të ushtrisë si instrument “politik”, që u shërbente interesave kombëtare dhe përdorimit të saj si armë “politike: në mbrojtje dhe duke çuar përpara qëllimet e qeverisë dhe të partisë-shtet në ushtri. Ky dallim reflektoi dukshmërinë djallëzore dhe këmbënguljen për tragjedinë që i kurdisën në pranverën e vitit 1997, kur filluan ta përdorin si “vegël” për të shuar trazirat civile si dhe për të kundërpeshuar revoltën popullore. Ky kapital dhe vlerë kombëtare, e ngritur dhe institucionalizuar me shumë mund e sakrifica nga shoqëria shqiptare duhesh rrënuar.

Dëmet

Në muajin mars vala e shkatërrimeve, vjedhjeve djegieve, dëmtoi rëndë tërë strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Vlerësimet e dëmeve që u evidentuan në kontabilitetin  unik  dhe në regjistrat e armatim-municionit rezultoi  se  kapi vlerën prej 61miliardë e 465,5 milion lekë. Burime të tjera kanë dhënë  të tjera statistika të besueshme. Kështu listat e armatimit, municionit dhe lëndët plasëse të grabitura “llogaritet të jetë mbi 1 miliard  dollarë’’. Këtu nuk janë llogaritur dëmet në teknikë, karburant dhe mjete të logjistikës. Po të krahasosh del se vlera e dëmit financiar të llogaritur është më e madhe se humbjet e parave të të gjithë shqiptarëve në firmat  piramidale.

Dëmet më të mëdha u kryen në shërbimin  e armatim –municionit. Ato kapin  shumën prej 50 miliardë lekë. Pastaj vjen shërbimi i transportit me shumën lekë 2.3 miliardë, ai i  shërbimit të veshmbathjes me 2.2 miliard lekë, shëndetësia me 1.8 miliardë lekë, ndërlidhja me 1.1 miliard lekë, aviacioni  me  821 milion lekë, etj. Nga kjo tragjedi u dëmtuan aerodromet dhe bazat ushtarako-detare. Garnizonet  ushtarake në Gjirokastër, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan, Shkodër, Burrel etj, pothuajse u shkatërruan plotësisht. Shkatërrimi përfshin fjetinat dhe klasat, mensat dhe gazhinat, lavanteritë dhe truprojet, depot dhe ofiçinat. U vodhën rezervat materiale në përdorim dhe në rezervën e pa prekshme të ushtrisë. Në shërbimin  e armatim municionit  u  morën pothuajse të gjitha armët e këmbësorisë, sasira të mëdha armësh e municionesh të kalibrave të vegjël të artilerisë kundër ajrore dhe kundër tanke, granata dore, lëndë plasëse, etj .

Vlerësimet e bëra nxorën të grabitura rreth 600 mijë armë këmbësorie, kryesisht pushkë dhe automatikë, mitraloza të lehtë dhe të rëndë, mitraloza kundërajrorë dhe granata hedhës, mortaja 60 dhe 82 m/m, topa 75 m/m, etj. U rrëmbyen rreth 15 miliardë fishekë këmbësorie përfshi granatat e dorës si dhe 3500 tonë municione xheniere e lëndë plasëse. U zhdukën rreth 90% e kapsulave donatore dhe elektrike dhe 60% e fitilit zjarrpërcjellës, etj. U shkatërruan rreth 30% e sasisë së municioneve të artilerisë së kalibrave 76 dhe 152 m/m duke ju marrë e nxjerrë jashtë përdorimit gëzhojat e duke lënë në vend barutin e tyre.

Të tjera statistika japin 750 mijë pistoleta, pushkë, automatikë dhe mitraloza të llojeve të ndryshme si dhe 1.5 miliard fishekë. Në këtë sasi është përjashtuar armatimi i rëndë, predhat e artilerisë, lëndët plasëse etj. Në shërbimin e transportit u dëmtuan rreth 3.186 njësi teknike e barabartë kjo me 50% të inventarit të përgjithshëm të mjeteve. Nga këto 2.409 njësi teknike u dëmtuan rëndë dhe 777 më lehtë. U evidentuan rreth 1.020 automjete dhe mbi 500 agregate të ndryshme të vjedhura, të shkatërruara për t’u shitur si mbeturina. Në të gjitha njësitë e repartet u vodhën, u shkatërruan dhe u bënë të papërdorshme pothuajse të gjitha makineritë dhe pajisjet e ofiçinave. U grabitën pjesët e ndërrimit dhe lënda e parë, gomat dhe bateritë që ndodheshin si rezervë dhe gjendje nëpër magazina. Në shërbimin e intendencës u grabitën dhe u dëmtuan pothuajse të gjitha rezervat në produkte ushqimore, materialet e veshmbathjes, orenditë, makineritë dhe pajisjet.

Në shërbimin e karburantit u grabitën dhe u dëmtuan rezervat e karburant-lubrifikanteve dhe pajisjet e pikave të furnizimit. U rrëmbyen rreth 448.300 litra benzinë, 1.575.400 litra naftë e zakonshme, 2.870.000 naftë D.S, 1.750.000 litra vajguri TS-1 si dhe 223 ton lubrifikante. Vala e shkatërrimit përfshiu edhe depot e vlerave materiale. Nga 1.581 depo gjithsej që kishte ushtria rezultuan të dëmtuara plotësisht 284 depo, pjesërisht 1.011 dhe mbetën të padëmtuara rreth 286 depo.

Vetëm në Divizionin e Tiranës dëmi i shkaktuar llogaritet mbi 8 milion dollarë. Inventarët e përgjithshëm në këtë njësi të madhe të ushtrisë së kryeqytetit i mungonin 32.370 armë këmbësorie dhe 213 gryka zjarri me një vlerë të përafërt prej 387.690.000 lekë, 7.463 instrumente nga më të ndryshmet me një vlerë 12.900.000 lekë, 25.360.000 fishekë të ndryshëm, me një vlerë prej 388.980.000 lekë. Të mara së bashku vlera totale në këtë sektor rezultoi 798.480.000 lekë të reja ose 5.4 milion dollarë.

Qyteti i Gramshit është llogaritur që ka patur numrin më të madh të armëve për frymë. Nga shpërthimi i depove mendohet se nga popullsia e këtij qyteti të jenë grabitur afro 100 mijë armë të llojeve të ndryshme dhe sigurisht edhe një sasi municioni.

Edhe Divizioni i Korçës ra në greminën e dëmeve ekonomike. Mbi 35 milion dollarë, vetëm në materjale llogjistike, duke përjashtuar nga kjo vlerë 70 mijë armë të lehta, municione të rrëmbyera dhe të nxjerra  jashtë përdorimit,si dhe dëmtime të artilerisë, tankeve, topave, etj. Edhe shifrat e shkatërrimeve dhe rrëmbimeve në Brigadën e Komunikimit në Tiranë jep bilance ngjethëse; 33.833.100 lekë grabitje e dëmtime në aparatura e materiale rezervë të shërbimit logjistik dhe të ndërlidhjes, kurse në armatim e municione dëmi arriti mbi 228.580.450 lekë.

Divizioni i Shkodrës ngeli njësia më e fundit e goditjes tragjike. Jo vetëm kaq. Epilogu tragjik i shkatërrimit në njësinë më veriore të vendit u shfaq me tonet më të acaruara. Bilanci tregon një faturë me dëme shumë të mëdha, 412 milion e 419 mijë lekë shkatërrime. Përfundimi i datës 15 mars 1997 nga shpejtësia e veprimit e shndërroi ushtrinë shqiptare në një gërmadhë. Një fenomen i paimagjinueshëm për nga ngjashmëria e organizimit dhe e përsëritjes së shkatërrimeve dhe dëmtimeve. Përjashto njësitë dhe repartet e Jugut të Shqipërisë gjithçka ndodhi si rrufe, vetëm brenda 2-3 ditëve, menjëherë pas kthimit të reparteve të shpartalluara nga Përmeti dhe Fieri.

Në këtë mënyrë pushteti, udhëheqja e lartë e vendit dhe e ushtrisë, duke përdorur skalionet e SHIK-ut dhe të militantëve fanatik të Partisë Demokratike në pushtet, u hakmorën në mënyrën më të poshtër ndaj ushtrisë duke e shkatërruar me themel atë.

Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se vala e shkatërrimeve, ndonëse tepër e veçantë, nuk mundi të prekë disa reparte ku kuadrot qëndruan përkrah efektivave duke përballuar presionin e turmave. Të tilla reparte si Batalioni i Transportit të Ushtrisë në Kamëz, Rregjimenti i MCR, Batalioni Komando në Zall Herr, Baza e Riparim Evakuimit të Ushtrisë në Kamëz, Baza e Furnizimit në Durrës, Laboratori i Municioneve, rajoni i depove të Stërmasit, rajoni i depove të Bazës së Furnizimit të ushtrisë Dhëmblan dhe Sinanaj (Tepelenë) dhe të tjerë, mundën të sfidojnë shkatërrimin.

 

Pasojat

Rënia ushtrisë e çoi vendin në një kaos të jashtëzakonshëm. Situatën e bëri më kërcënuese shpërndarja e armatimit në popull. Armatimi në duart e popullsisë, sidomos në duart e njerëzve të papërgjegjshëm krijoi premisa për një klimë ku dominoi krimi. Kjo pasoj është ende evidente, sot e kësaj dite, ku krimi po përhapet në forma e ngjyrime të ndryshme, por armët, mjetet dhe mënyrat janë ato të marra nga depot e ushtrisë në vitin 1997.

Shpërthimi i burgjeve nxori 1.093 persona, një pjesë e mirë e tyre qenë të lidhur pazgjidhshmërisht me krimin. Humbja më e madhe që nuk besohet të fiksohet ndonjëherë në statistikat e vlerave monetare është ajo e mbi 500 të vrarëve dhe mbi 5.000 të plagosur të shkaktuar nga përdorimi i armatimit, vetëm për tre mujorin e parë të vitit 1997. Shifrat janë mjaft kontradiktore sepse shteti nuk kishte më kontroll administrativ dhe territorial. Ndërsa, publikimet e shumta nga Ministria e Rendit dhe burimet spitalore tregojnë për mbi 1.200 persona të vrarë nga plumbat e armëve dhe lëndët djegëse. Statistika të tjera zyrtare për periudhën janar-qershor 1997, flasin se kanë ndodhur 3.962 krime dhe 1.259 vrasje.

Zv/Drejtor i Drejtorisë Spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë në atë periudhë tregon se: “I madh ka qenë brenda këtyre 3 muajve numri i të plagosurve rëndë, i cili ka kapur shifrën mbi 6.000 persona që pa përjashtim i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Nuk futen këtu të plagosurit lehtë. Ky është minimumi i plagosjeve pasi sigurimi i statistikave nga spitalet e shumë rretheve të vendit ka qenë krejtësisht i pamundur. Nga të vrarët vetëm 490 persona janë regjistruar në regjistrat spitalorë të rreth 30 rretheve të Republikës, pasi personat e tjerë kanë vdekur ende pa mbërritur në sallat e operacionit’’.

Rekordin e vdekjeve nga plumbat dhe eksplozivet sipas regjistrave spitalorë gjatë 3 muajve të trazirave e mbajtën qyteti i Vlorës me 650 të plagosur rëndë dhe 74 të vdekur, pastaj qyteti i Beratit me 553 të plagosur dhe 32 të vdekur. Shkatërrimeve dhe përgjakjes nuk u shpëtoi dot as qyteti verior i Shqipërisë Bajram Curri. Gjatë muajve të trazirave në këtë qytet u vranë 28 persona, të plagosur me armë zjarri 120 persona dhe të mbetur përjetësisht invalidë rreth 125 të tjerë. Gjatë muajit mars 1997 në spitalin e Tiranës silleshin në urgjencë 140 të plagosur në ditë. Në spitalet e qyteteve të tjera silleshin rreth 60-70 të kësaj shifre në ditë. Në javën e parë të muajit prill 1997 shifrat flasin për 206 jetë të humbura dhe 700 të plagosur. Vetëm në qytetin e Vlorës pati në këtë periudhë 160 të vdekur, kurse nga 10 shkurti deri më 10 gusht 1997 u shuan edhe 362 jetë.

Krismat e armëve në çdo orë të ditës ishin qindra jetë më pak e mijëra të plagosur për Shqipërinë. Apokalipsi shqiptar i 1997-s tmerroi edhe qytetin e urtë të Korçës, ku u regjistruan 85 persona të vdekur, 250 të plagosur dhe 67 invalidë të përjetshëm. Vetëm gjatë muajve të fundit të kësaj pranvere, maj 1997, humbën jetën 131 persona dhe u plagosën 562 të tjerë.

Nga tmerri i luftës, në tre muajt e parë të vitit 1997 u larguan nga Shqipëria 32 mijë emigrantë, kryesisht për në vendet fqinjë. Vetëm nga qyteti i Beratit, i cili mendohet të jetë në vendet e para, u shpërngulën mbi 2.000 qytetarë. I madh ka qenë edhe numri i fëmijëve të plagosur dhe të vdekur nga armët e zjarrit dhe lëndëve djegëse. Statistikat e 3 muajve të përgjakshëm treguan për më se 1.200 fëmijë të plagosur rëndë, nga të cilët rreth 250 prej tyre kanë pësuar gjymtime të përjetshme trupore dhe rreth 80 fëmijë të vdekur.

Shifrat e publikuara që me të vërtetë janë katastrofike janë vetëm një pjesë e realitetit shqiptar, pasi shumë prej të plagosurve kanë humbur gjymtyrë ose do të mbeten përjetë në shtretër për shkak të goditjeve të rënda në pjesët më delikate të trupit, sidomos në kokë dhe shtyllë kurrizore. Marsi i vitit 1997 shkaktoi mjaft pasoja psiqike. Mjaft të rinj tregojnë për streset e kaluara nga stuhia e plumbave dhe pasiguria për jetën. Rreth 50 mijë nxënës dhe gjimnastë të kryeqytetit u testuan nga mjekë psikologë nëpërmjet pyetjeve masive. Testimi zbuloi se periudha e tmerrit 1997 ishte përjetuar nga moshat e reja. Rreth 50 mijë fëmijë në Shqipëri u klasifikuar nga psikologët se mund të vuajnë pasojat e pjesshme ose të plota psikike për jetën e ardhme të tyre. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga këta mund të jetë sot deputet apo kryetar bashkie.

Nga kjo stuhi barbare do të mbeteshin viktima edhe ushtarakët. Një shifër tragjike: më shumë se 12 ushtarakë të vrarë dhe 29 të plagosur në ruajtje të reparteve apo objekteve ushtarake. Divizioni verior i Shkodrës përjetoi humbjen e 3 ushtarakëve të rënë në krye të detyrës dhe plagosjen e 3 ushtarakëve të tjerë.

Me kalimin e kohës,  ndërsa numri i vdekjeve dhe plagosjeve nga përdorimi i armëve të zjarrit ose i lëndëve plasëse erdhi gradualisht në rënie, shpërthimi i tuneleve dhe i granatave u bë një fenomen tepër i rrezikshëm. Ky fenomen u shoqërua me të vdekur e të plagosur të shumtë. Burim tjetër rrezikshmërie për jetën e qytetarëve, përveç armëve të rrëmbyera mbetën edhe lëndët plasëse, kryesisht tritoli dhe lëndët helmuese luftarake. Tragjedia e shpërthimit të dy tuneleve me eksploziv në Qaf-Shtamë, në rrethin e Matit, solli vdekjen e 27 personave. Shpërthimi i tuneleve me tritol njëri pas tjetrit ka ngelur ende një mister. Fshati Luç në këtë rreth “pothuajse hidhet në erë” duke mos u marrë vesh fati “i dhjetëra njerëzve” që ishin futur brenda. Në një nga grup depot  bazës ushtarake të Burrelit shpërthimi i dy tuneleve atje solli 22 veta të vrarë dhe dhjetëra shtëpi të zonës të shkatërruara dhe të dëmtuara.

Në qytetet Laç dhe Lezhë nga shpërthimi i tuneleve humbasin jetën 2 fëmijë dhe u plagosën 20 të tjerë. Jo vetëm kaq. Rrotull vendit të shpërthimit, në fshatrat e Lezhës filluan të shfaqen shenjat e para të dëmeve ekologjike, biologjike dhe fiziologjike. Specialistët shpjegojnë “mundësinë e shfaqjes së këtyre pasojave në të ardhmen në formë epidemish”. Pasiguri nga tërmetet e eksplozivit pati edhe në qytetin e Beratit. Atje shpërtheu depua në ish repartin e Palikështit. Sasia e madhe e municioneve (200-400 ton) krijoi pasiguri të madhe në Gjeroven dhe Mbreshtan. Tragjedia Qaf-Shtamës u përsërit në depot e Picarit të Gjirokastrës. Atje fatkeqësisht u dogjën të gjallë nga flakët 5 oficerë dhe plagosen 11 vetë të tjerë. Tuneli që shpërtheu pranë repartit në fshatin Plovisht në Korcë mori jetën e një njeriu dhe plagosi mjaft të tjerë. Shpërthimi gjakatar tronditi edhe Selitën e Madhe. Tuneli me municione të ndryshme gjatë shpërthimit mori jetën e 21 personave duke mos u gjetur dhe 6 të tjerë.

Plagosja e mjaft njerëzve nga plumbat dhe shpërthimi i lëndëve plasëse shtoi numrin e kërkesave për gjak, sidomos në Tiranë. Kështu gjatë periudhës së fundit të trazirave, transfuzioni i gjakut në Tiranë u rrit trefish. Spitalet merrnin “rreth 450 litra gjak dhe nën produkt të tij, për të cilat kishte nevojë urgjente”.

Një pjesë e mirë e armëve të grabitura rrodhi në formën e tregtisë ilegale me vendet fqinjë, Maqedoni dhe Mali e Zi. Por nuk mund të jetë i papërfillshëm edhe tregu u brendshëm me armët e zjarrit. Në qytetin e Gramshit armët janë shitur si bananet në kryqëzimet e rrugëve dhe mbi trotuaret brenda qytetit.

Në intervistën e parë pas këtyre ngjarjeve, ish-Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, kur u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, se kilja e kumbullës kishte shkuar 1.000 lekë të reja, ai përgjigj: “Kur ne fituam zgjedhjet kilja e fishekëve ishte më e lirë se kilja e kumbullave. Tani edhe pse kumbullat janë shtrenjtuar nuk afrohen dot me fishekët”.

Gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë lista e “çmimeve” të pistoletave arriti deri në 15 mijë lekë. Çmimi i automatikëve “Kallashnikov” arriti deri 20 mijë lekë. Në Greqi “Kallashnikovët” shqiptarë arritën shifrën e çmimit në 200 mijë dhrami për copë. Tregu i zi i armatimit e evidentoi Shqipërinë si një faktor pasigurie në rajon. Ishte ky imazh që mori ato ditë vendi ynë i cili po e mundon dhe sot dhe për shumë kohë Shqipërinë nëpër kancelaritë perëndimore.

Përfundimisht mund të theksojmë se, ndërsa politikanët e asaj kohe, presidentë, kryeministra e ministra, ende dhe sot, me paturpësinë më të madhe nuk kanë kërkuar ende falje për çfarë i shkaktuan Shqipërisë, familjeve shqiptare, ushtrisë dhe pronës publike, ndërsa kërkojnë pafajësinë se nuk gjenden faktet.

Çfarë ironie! Sidomos kur këtë e dëgjojmë nga goja e shkaktarit të tragjedisë.

Share This Article
6 Comments
  • Z.Hekuran
    Ke shume te drejte, por 1997 u amnistua nga parlamenti, sipas propozimit te te gjitha forcave politike.
    Duhet te flasin juristet qe a mund te hapen ngjarjet e 1997, edhe pse jane amnistuar ?
    Kalofshi mire

    • O Hekuran o rot kari,

      E shkuara nuk kthehet me o sharlatan i qelbur, por fol si te regulllojme te sotmen dhe te ardhmen ,
      jo te qajme per te kaluaren

      Me te kaluaren le te mrren historianet dhe SPAK

      Ti si ushtarak qe je, megjithse kupotohesh qe je nje qelbanik,
      duhet te japesh mendime si te regullojme ushtrine tani

      Si te vendosim ne pune ato avione qe jane akoma atje ne Kucove ,
      apo ato tanke qe kemi akoma neper depot e ushtrise etj

      Dhe si ta modernizojme Ushtrine tani perballe fqinjeve tane qe po armatosen gjithmone e me shume

      Ca mut ushtaraku ke qene ti more deficent ?

  • Krim me te madh antikombetar se bemat e vitit 1997 me shkterrimin, se pari te ushtrise nuk ka.Fatkeqesi qe shkektaret e ketyre masakrave shkalle vendi, mbeten gjalle, deri udheheqin vendin partira,pa dhene denimin e merituar.
    Krimet e ..97te nuk lahen.Fatkeqesi kombetare,qe po pasohen me forma te tjera…Fatkeqesi kombetare..
    KRIMI duhet denuar…ne cdo kohe!
    .POPULL Jeto po MOS HARRO!

  • Mungesa e nji Elitet Kombetare sigurishte krijon te tilla situata ,
    ku gjithcka degjenroj Malokerishte !

    Ata qe ishin Oficere te larte te Ushtrise , Politikane etj intelektuale ,

    nuk mundet t’ja dorezonin Shqiperine nji njeriu ordiner si salih berisha ,nji malok me kulture injoranti , e maskarai ,

    i paafte te drejtonte nji Shtet si Shqiperia dhe akoma me keq pas Hapjes dhe largimit te Komunizmit .

    Kjo indiference apo shtet muzllumi , coj ne ato pasoja qe ne shkrimin lart permenden ne mmenyre siperfaqsore .
    Mirpo si eshte e mundur qe ai vend nuk kishte asnji patriote ti thoshte Stop ! – salih berisha ,ky komunist e njeri ordiner ,

    nuk ka as njohurite e duhura te drejtoj nji Shtet dhe aq nji njohuri e Kulturen e duhur te udheheqi kte popull drejt Demokracise ,
    qorr ,
    sepse ai nuk e ka jetuar dhe as e ka trasheguar ndonjiher Kulturen Demokratike
    Por u Hesht !

    Perse ?
    Ka ndonji Analize se si eshte e mundur ,ti lejosh Fatet e vendit nji funderine si salih berisha ?
    Asnji !

    A kishte ky vend noj far Patrioti qe te organizonte e bente dicka kunder duke kerkuar nji Kuvend ose referendum mbarekombetare ?

    Jo !

    Perse ?

    Sepse kta ish Pushtetare shpartalluan vet gjithcka kishte Shteti ne Magazinat e tija gjigande dhe per te humbur gjurmet ,thane le ta marri kush te doje Shqiperine ,
    pasi siguruan Miljonat dhe brenda nates do gdhiheshin Miljonere

    Edhe sot ne te njejten situate jane shqiptaret !
    Shteti sdi ku eshte ,ku ka koken .nuk ka asgje nen kontrolle ,

    injorantet e shkerdhatat dominojne mediet ,politiken ,institucionet .
    pseudoDrejtesia eshte e kapur ,
    pra

    Kush eshte Fajtori ???

    Keni burrerina te beni analizen e se vertetes ndryshe boll na cat menderen 30-vjet vetem kakarisni ,si kaposhi maje plehut
    dhe asnji nuk guxon te veri gishtin mbi i .

    Perse vetem ne Shqiperi ju dorezuar Shteti ca halabakeve e njerezve ordiner si salih berisha , nderkohe qe asnji nder vendet e Lindjes nuk degjenroj ne kte far feje
    si me shkerdhaten e vicidolit ??????

    Perse ju besua qorr vendimi i Skuthit Ramiz Alia ,si edhe thuhet gjasme ,
    qe ai vendosi per fatet e Shqiperise dhe ja la salih berishes ?

    Si mundet te besohet gjithcka nji personi edhe sikur ai ta hudhte Shqiperine ne gremine siedhe beri ,

    dhe asnji force Intelektuale Patriote te rri si muti ne shi ????

    Atehere del nji llogjike e tille ,se per kte vend smendon kurr njeri ,
    dhe pseudoPatriotet gezojne vetem poste dhe pare nga ky vend ,
    por asnji nuk eshte i afte te bej dicka per kte vend .

    Maskarenje muzlluma ,kta jeni ju plehrat e ktij vendi .

    • Maloket ?? Sic duket tragjedite personale dhe familjare kerkon tjua kalosh malesoreve .
      Nuk ta ka fajin Malesia qe je nje kellire e pleh….si shumica e komentuesve te DITA ,e cila çuditerisht akuzon Berishen se perçau Jugun me Veriun….hahahahaha ,nderkohe qe 90 % e komentuesve te DITA jane 80 leksha ,300 leksha ,fuksa ,kaptera ,polica ,oficera ,sigurimsa e gardista te Nenes Parti dhe kryesisht nga Zona e Pare Operative ,gelbaza kanceroze e shoqerise shqiptare ,hajduta tradicional historik dhe sejmene e mercenare te cdo sistemi qe u hedh para .
      Njeriu kellire…qe ti paraprij pervesitetit tend ,jam gjirokastrit si origjine e lindur e rritur ne Tirane .

      • Prandaj shkruan Karlliqe ktu .
        turiri Pervers i Shqiuperise .

        Komento temen ,mos ptovo t’i kundervihesh komentit tim

        apo te guxosh te perballesh me mua ,se ta fus Carin ne goje un ty edhe atyre qe ke pas ti cop muti ,gjirokastrit i dhjer ,
        qe ti paskan shkerdhye maloket robt dhe i merrke ne mbrojtje pederast i qelbur.
        Prandaj degjenroj ashtu ai vend ,nga rraca jote e kurvave .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *