Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Nga të gjitha shtetet e kontinentit europian vetëm Serbia nuk e dënoi agresionin e ri të Rusisë në Ukrainë. Beogradi refuzoi kërkesën direkte të bërë nga BE që Serbia e dënojë agresionin rus në Ukrainë dhe të bashkohet me sanksionet e reja të BE ndaj Rusisë. Midis BE dhe Rusisë Serbia zgjodhi Rusinë.
Edhe në Ballkanin Perëndimor nga gjashtë shtete përbërëse vetëm Serbia nuk e dënoi agresionin rus. Edhe nga tre shtete anëtare të projektit serb të“Ballkanit të hapur” vetëm Serbia nuk e dënoi agresionin rus.
Presidenti i Serbisë dhe udhëheqësit e tjerë serbë jo vetëm nuk e dënuan agresionin rus në Ukrainë, por refuzuan sanksionet e BE dhe morën zyrtarisht dhe publikisht në mbrojtje atë agresion.
Që ditën e parë të invazionit rus në Ukrainë në 24 shkurt e deri në 1 mars, kur e gjithë bota e qytetëruar damkoste në shtyllën e turpit Rusinë si agresore, presidenti serb Vuçiç shpërtheu një fushate të egër personalisht kundër NATO-s.
Në kohën që Europa dhe bota demokratike u ngritën në këmbë nga lufta e re ruse në Ukrainë, presidenti nisi sulmet me topa propagandistikë dhe diplomatikë kundër NATO-s për ndërhyrjen humanitare atlantike në Serbi në vitin 1999, që u ndërmor për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin antishqiptar në Kosovë nga qeveria e Millosheviçit, ku Vuçiç ishte ministër.
Përse duhet zhurmuar tani për situatën e atëhershme në Kosovë kur kemi situatën e tanishme të agresionit rus në Ukrainë,këtë mund ta dijë vetëm një shqytar fanatik i Moskës si presidenti serb, i cili ka synimin kryesor që të shkëpusë vëmendjen e publikut vendas dhe europian nga rreziku i madh shtetëror rus, që u shfaq në Ukrainë.
Akuzat e Vuçiçit në datën 24 shkurt, ditën e fillimit të agresionit rus: “Retorika e komunitetit ndërkombëtar bëhet hipokrite dhe alogjike kur fjala është për territorin ukrainas nga një anë dhe për Kosovën nga ana tjetër”. Në datën 26 shkurt ai deklaroi: ”Serbia pësoi agresionin e 19 shteteve anëtare të NATO-s”.
Krahas kësaj kërkese drejtuar komunitetit ndërkombëtar që të mos dënojnë agresionin rus, presidenti serb shpërtheu fushatën e lavdërimeve për Rusinë dhe politikën ruse se “Rusia është i vetmi shtet që nuk ka ndërmarrë sanksione ndaj Serbisë, (në kohën e Millosheviçit), dhe ndaj “serpska republikës” tani”, se “Rusia është garantuesi i vetëm i integritetit territorial të Serbisë”, etj.
Apologjia e Serbisë ndaj Rusisë mori përmbajtje më skandaloze, kur Beogradi doli me tezat ruse të justifikimit të agresionit kundër Ukrainës. Kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi ditën e nisjes së agresionit rus në Ukrainë: ”NATO erdhi në muret e Kremlinit dhe prandaj ndodhi kriza në Ukrainë”.
Në datën 28 shkurt në një interviste me agjencinë shtetërore “Tanjug”, Daçiç deklaroi se “Ukraina u bë dëm kolateral për Perëndimin, i cili e vuri kundër Rusisë. Situata në Ukrainë është rezultat i afrimit të NATO-s në kufijtë e Rusisë”. Pra Serbia jo vetëm merr në mbrojtje Rusinë agresore, por del edhe me akuzën idiote ndaj NATO-s dhe Perëndimit si shkaktarë të agresionit rus në Ukrainë.
Kemi një mbushje të kupës nga ana e Serbisë me apologjinë e agresionit rus në Ukrainë, veprim që nxjerr lakuriq rolin e Serbisë si një shtet vasal diplomatik dhe ushtarak i Moskës në rajon. Sfida arrogante, që Serbia i bën Perëndimit, BE-së dhe NATO-s me rreshtimi e saj me agresionin rus, merr një rëndësi të veçantë për rrethanat aktuale diplomatike dhe politike të interesave gjeopolitike të BE, të NATO-s dhe të Perëndimit.
Së pari, ky portret prorus dhe antiperëndimor i Serbisë tregon se sa naive kanë qenë planifikimet dhe indulgjencat e përsëritura të burokratëve diplomatë të BE, të cilët kanë ushqyer me vite iluzionet se, duke favorizuar pa të drejtë Serbinë dhe duke mbyllur sytë përballë aleancës strategjike Rusi-Serbi, do ta shtynin Beogradin të largohej nga Rusia.
Së dyti, sfida serbe është edhe ndaj NATO-s dhe ndaj atyre burokratëve civilë dhe ushtarakë të aleancës, të cilët sa herë shkonin në Beograd i thurnin lavde të ashtuquajturit neutralitet ushtarak serb dhe nuk shihnin as tanket ruse, as gjuajtësit rusë dhe as raketat ruse, që vërshonin në makinën luftarake serbe.
Së treti, është e rëndësishme për të kuptuar se në qendër të Ballkanit Serbia është shndërruar në një plasdarmrus kundër integrimit euroatlantik të rajonit, por edhe në një pararojë të rrezikshme të provokimit dhe të kërcënimeve të ardhshme ruse ndaj gjithë vendeve të NATO-s dhe të BE në rajon. Mjafton të kujtoni implikimin serbo-rus në përpjekjen për grusht shteti në tetor 2016 në Mal të Zi dhe në përpjekjen për grusht shteti në prill 2017 në Maqedoninë e Veriut.
Apologjia flagrante, që Serbia po i bën agresionit rus, dhe refuzimi i saj për të zbatuar kërkesën e BE për të dënuar Rusinë dhe për t’u bashkuar me sanksionet e BE kundër Rusisë, duhet të tërheqë vëmendjen në BE se çfarë shteti kandidat ka pranuar dhe çfarë drejtimi duhet t’i japë e çfarë kushtesh të reja duhet t’i vendosë Serbisë në bisedimet e tanishme të pranimit pas ngjarjeve tragjike në Ukrainë.
Mësimi i rëndësishëm, që del nga agresioni rus dhe nga rreshtimi i Serbisë me Rusinë, është që BE duhet të bëjë një rivlerësim rrënjësor të qëndrimeve dhe të gjithë politikës së saj kundrejt Serbisë.
Se çfarë duhet të bëjë BE tani, e përcaktoi saktë burri i madh i shtetit, ish-kryeministri suedez Karl Bildt, një nga diplomatët më të shquar europianë, i cili në 28 shkurt deklaroi lidhur me rreshtimin rus të Serbisë: “Me këtë qëndrim Serbia de facto e diskualifikoi veten nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk mund të ketë hapësirë për një anëtar të ri në BE, i cili nuk ndan me ne vlerat dhe interesat tona themelore”.
Diplomacia e BE duhet të bëjë rivlerësimin e gjitha qëndrimeve dhe të platformës së saj diplomatike dhe politike me Serbinë, sepse ka plot gabime dhe favorizime të padrejta.
Sidomos është rasti që BE të rivlerësojë qëndrimin e saj në lidhe me dialogun Serbi-Kosovë, ku BE është ndërmjetësuesja dhe ka lejuar që dialogu të vërdalloset dhjetë vjet me radhë, duke anuar vazhdimisht në interes të Serbisë dhe duke adoptuar shpesh herë teza serbo-ruse. Serbia në vitin 1999 ndërmori një agresion barbar kundër Kosovës njësoj si Rusia tani kundër Ukrainës.
BE bëri gabimin tragjik, që nuk e penalizmi Serbinë për këtë krim shtetëror dhe nuk ndërmori hapat ligjore ndërkombëtare për shkatërrimin e makinës luftarake serbe, e cila kreu katër luftëra të përgjakshme kundër popujve joserbë në ish- Jugosllavi.
Rusia ishte aleatja dhe mbështetësja e vetme e Serbisë agresore në atë kohë dhe Serbia është tani mbështetësja e vetme në Europë e Rusisë agresore. Ky nuk është zhvillim brenda ditës, por rrjedhim i natyrshëm i gjithë politikës së orientimit proruse, që ka ndjekur Serbia gjatë 22 viteve që nga largimi i Millosheviçit, dhe që çuditërisht në BE nuk e kanë ndjekur siç duhet.
BE duhet të ishte alarmuar seriozisht qysh në vjeshtën e kaluar, kur Serbia në mënyrë arrogante mobilizoi forcat ushtarake në kufijtë e Kosovës dhe me përkrahjen direkte të ambasadorit rus në Beograd dhe të gjeneralëve rusë dhe me armatimet ruse kërcënonte për luftë në Kosovë, kurse diplomacia e BE në mënyrë idiote u bënte thirrje të dy palëve për vetëpërmbajtje. Qëndrimi i diplomacisë së BE favorizonte kërcënimin serbo-rus për luftë.
Përvoja e tanishme tragjike e pushtimit rus në Ukrainë duhet të nxisë diplomacinë e BE të rishikojë urgjent qëndrimin e saj të gabuar dhe fokusimin e saj të gabuar për të ashtuquajturin “asosiacion të komunave serbe” në Kosovë.
Nëse përvoja e hidhur me “serpska republikën” në Bosnje-Hercegovinë nuk e kishte bindur diplomacinë e BE, tani përvoja tragjike me Donjeckun dhe Luganskun, të cilat Rusia i përdori si pretekste të pushtimit të ri të Ukrainës, duhet ta shkundë diplomacinë e BE për të hequr dorë nga ai projekt i rrezikshëm serb.
Donjecku dhe Lugansku duhet të shërbejnë si gozhda e fundit, që diplomacia e BE duhet t’i vërë arkivolit të “asosiacionit të komunave serbe” në Kosovë. Këtë gozhdë duhet t’ia vendosë atij arkivoli edhe qeveria e Kosovës pas përvojës tragjike të Donjeckut dhe Luganskut.
Prishtina duhet ta tundë fort në tryezat diplomatike argumentin e ri të pakundërshtueshëm të Donjeckut dhe të Luganskut për cilindo diplomat të BE, që do të vazhdojë t’u sugjerojë pajtueshmëri me një Donjeck apo Lugansk serb në veri të shtetit.
Në dritën e këtyre zhvillimeve negative në Ukrainë dhe të rreshtimit të Serbisë me Rusinë, stonon qëndrimi absurd i Shqipërisë, e cila me dashje apo pa dashje shfaqet si shteti i vetëm në Europë, që po bëhet këto ditë me Serbinë. Nuk ka qeveri dhe zyrë qeveritare në gjithë kontinentin europian, që të ketë shprehur mbështetje për Serbinë në këtë kohë të qëndrimeve të saj sfiduese antiatlantike dhe antieuropiane të refuzimit të dënimit të agresionit rus dhe të sanksioneve të BE ndaj Rusisë agresore.
Lexoni faqen zyrtare të kryeministrisë së Shqipërisë në 25 shkurt dhe do të ndjeni keqardhje për shtetin tuaj, që katandiset në një apologji të mjerë në favor të Serbisë. Ndërsa Shqipëria sapo kishte marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në 25 shkurt për luftën në Ukrainë dhe komunikata e përbashkët e samitit dënonte në termat më të ashpra “agresionin rus dhe invazionin rus”, në faqen zyrtare të kryeministrisë shqiptare do të lexoni xhevahirin e profanizmit diplomatik, që e përkufizon agresionin rus “përshkallëzim i qasjes së Moskës ndaj fqinjëve në Ukrainë”.
Term më përkëdhelës nuk e ka gjetur as vetë Moska, e cila e quan zyrtarisht “operacion ushtarak në Ukrainë“.
Në kohën që Serbia bën me faj NATO-n dhe Perëndimin për agresionin rus në Ukrainë, qeveria e Shqipërisë në 25 shkurt merr guximin të vlerësojë presidentin serb se qenka shprehur se përkrah integritetin territorial të Ukrainës. Nuk mund të mos bëjë përshtypje kjo përpjekje e mjerë për të zbutur apo zbukuruar qëndrimin prorus të Serbisë.
Nuk mund të mos bëjë përshtypje që qeveria e Shqipërisë nuk gjeti një gjysmë fjale për të hedhur poshtë akuzat e presidentit serb ndaj NATO-s për ndërhyrjen në Kosovë në vitin 1999. Presidenti Vuçiç po mbron çdo ditë agresionin dhe spastrimin etnik të Millosheviçit në Kosovë dhe qeverisë shqiptare nuk i tërheq vëmendjen dhe nuk pipëtin që të mbrojë Kosovën.
Si mundet një qeveri normale të mos jetë në gjendje të bëjë leximin e duhur diplomatik dhe vlerëson Vuçiçin për “integritetin territorial të Ukrainës” dhe nuk kupton se presidenti serb e ka fjalën për integritetin territorial të Serbisë, ku ai fut Kosovën si pjesë të saj. I ndihmon ta kuptojnë, po të lexojnë kryetarin e parlamentit serb Daçiç, i cili në 25 shkurt deklaroi se “Dënimi i Rusisë nga Serbia do të ndihmonte Kosovën të fitonte pavarësinë”.
Kulmi i përunjësisë zyrtare shqiptare arrin kur, në këtë situatë lufte në Europë dhe kur bota e qytetëruar është angazhuar për t’i dhënë fund agresionit dhe për izolimin diplomatik dhe ekonomik të Rusisë dhe të aleatëve të saj, qeveria shqiptare e quan të përshtatshme t’i konfimojë Serbisë besnikërinë e Tiranës ndaj projektit serb të “Ballkanit të hapur”.
I konfirmon rol rajonal asaj Serbie, për të cilën ish-kryeministri suedez Bildt kërkon tani që të mos pranohet në BE, sepse nuk ndan vlerat dhe interesat europiane. Qeveria e Tiranës i shpreh besimin Serbisë që të udhëheqë integrimin serb të“Ballkanit të hapur”. Nuk mund të ketë profanim më të madh diplomatik, shtetëror dhe kombëtar.
Vetëm Shqipëria bëhet me Serbinë filoruse në këtë kohë izolimi europian për të. Dikur Shqipëria i shprehte besnikëri Kominternit dhe Bashkimit Sovjetik dhe kjo është në një farë mënyre e kuptueshme për shkaqe ideologjike dhe për përmasat botërore që kishte superfuqia sovjetike.
Por t’i përulesh dhe t’i shprehësh besnikëri “Ballkanit të hapur” serb dhe presidentit serb në kohën që ata po kërkojnë përsëritjen e krimit shtetëror serb në Kosovë, kjo do të thotë se politika e jashtme e Shqipërisë ka kapur fundin. Fundi është të jesh shteti i vetëm në Europë, që bëhesh me Serbinë, në kohën që Serbia është shteti i vetëm në Europë, që bëhet me Rusinë. Fundi është kur bëhesh shërbëtor i shërbëtorit.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
O Edi!
Mos na turpero,par kosovareve dhe Europes.Ashtu sic sillesh me dhpirtbutesi,me hajdutet e tu,me Saliun dhe Ilirin.Goja ty,nuk te mungon te,ti tragosh vendin Vuciceve.Ashtu si bere me ata qe vidhnin,energjine elektrike.
Ky ish-diplomati Shaban Murati, eshte objektiv ne fazen e pare te analizes.
Kur fillon analiza per Shtetin Shqiptar, vesh lekuren e Sali Berishes.
Urrejtja qe ka kunder Edi Rames, duket qarte qe eshte me e madhe se urrejtja kunder Serbise.
Edi Rama kerkoi te bente nje pakt bashkpunimi me Serbine, ne ndihme te Kosoves.
Te gjithe ata qe trimerohen sot, duke filluar nga Presidenti Amerikes, Gjermanise, Anglise, jua shpetoi faqen Presidenti Zelenski.
Nqse do kishte kapitulluar Ukraina, dhe kjo ishte shpresa e Putinit, e gjithe Bota do ndryshonte mendim per pushtuesit.
Nuk e do nje vend?
Pushtoje, nderro qeverine, dhe je ne rregull.
Ky nuk ka qene diplomat. Spiun po.
Dhe nuk do të jetë cudi që serbia të pranohet para nesh në BE pasi të ketë mbaruar lufta në Ukrainë. Europa është kurvë por edhe pilitikanët tanë qysh nga enver hoxha deri tek karagjozi edvin rama nuk kanë pasur as edhe njëherë staturën e burrit të shtetit pasi kanë parë gjithnjë interes të vetëm të mbajturit të karrikes para interesave kombëtare. Po nuk u larguan plehrat sali berisha edvin rama ilir metaj lulush basha dhe të gjithë plehrat e tjerë politikanë cështja shqiptare nuk do të gjejë ndonjëherë zgjidhje dhe serbia do të jetë gjithnjë një hap para nesh pavarësisht se serbët me qëndrime dhe veprime kanë treguar që janë anti perëndim dhe pro rusë
Eshte krijuar nje grup ish-diplomatesh te fatos Nanos e Saliut, te kryesuar nga Arta Dade, ish-Ministre e Jashtme, me Neshon, Shaban Muratin, nen drejtimin e Andi Bushatit, qe jane njerez pa kapacitet te kundershtojne Edi Ramen.
Keta jane lepuj, nuk jane per Edin.
Hapni televizorin ne dark. Shikoni gjithe panelet, Eni Vasili, Fevziu, Arjan Cani, Ylli Rakipi, Cim Peka, te gjithe zagare te Saliut apo Ilir Metes, drejtues emisioni dhe analiste. Nuk del njeri te thote realitetin, te gjithe bejne propagande kunder Edit
Si nuk e kupton, more Shaban o burre,
se nga Open Ballkan une nuk iki kurre?
Si nuk te shko mendja nje here vertet,
se me Vucicke trimin jam lidhur perjet?
a nuk kam trashegim partine e Punetorise,
qe e krijuan serbet ne ato “Vite te vegjelise”?
nga serbet kemi kete Rilindje si trashegim,
kaq gje kuptoje mire e mbaje mend or trim,
aty poshte tryezes se Open Ballkan do te vdes,
tenderat i leshoj, ama parimet kurre nuk i shes!
Ballkani i Hapur eshte tentativa me kriminale antishqiptare e ringjalljes se ish Federates Ballkanike te dikurshme te Titos!
Edi Rama e ka vertetuar me fakte se sebashku me Sali Berishen,Ilir Meten etj kane qene dhe jane ARMIQTE E SHQIPERISE se jane miqte e Serbise,pavaresisht se i maskojne poshtersite e tyre me propagande te ndyre!
Pergjegjese e madhe per keto qendrime te Rames,jane antaresia kolaboracioniste e PS-se,qe nuk e shporr kete njeri nga PS-ja!
TURPI E MBULOFTE ANTARESINE E PS-se!
Tashmë që filloi L3B në Ukrahinë të gjithë kanë marrë “shpatën” në dorë për të prerë kokat e Atyre që kan gabuarë në 32 vite në Botl,Europë,Ballkan,Shqipëri.
-Ngjarjet në Ukrainë hapi pusetat e fekaleve në mbar Botën e cila flinte gjumë kur PUTINI,përgatitej dhe bëri luftë ql ngq 2008,2014.
-Indiferentizmi ndaj Rusisë dhe sulmi verbal ndaj BE filloi me Presidencën TRAMP që Sh.Murati nuk e zë në gojë.
-Tramp i kërkoi Europës të rrit buxhetin e NATO..dhe nuk dënjoi..! Dhe TRAMP hoqi dorë nga Ballkani dhe dogji Kapitolin.
-Tramp fitoi zgjedhjet me ndihmën e Rusisë..! Kjo dihet tadhmë.
-Teamp në marveshjen e 5 shtatorit kërkoi që Sërbia të ketë dalje në detin Adriatik-Durrës..!
-Në negociatat SËRBI-KOSOVË BE është treguarë pro Sërbe pasi është kërcënuarë më shumë Kosova me 2-3 qeveri të rrëzuara..!
-Dënimi i drejtuesve të UÇK është direktivë Europiane dhe Amerikane për të barazuar genocidin Sërb me Atë Kosovar..!Ky është kulmi i tradhëtisë ndaj Kosovës me ndihmën e drejtuesve Aktual Kosovar.
-Mos futja në NATO e KOSOVËS është trëmbje e BE+SHBA ndaj Putinit.Po kështu edhe të UKRAINËS,e cila po çon në pasoja të rënda ndërplanetare.
-Sa i përket OPEN BALKAN,E.Rama nuk ka vepruarë me mëndjen e tij,por të BE+SHBA.Ai ka deklaruarë se ..” Asnjëherë nuk vepron pa marrë mendimin e SHBA+BE..”Dhe për këtë rastë,para qëndimit SËRB..deklaroi ..do të shofim qëndrimin tonë ndaj Ballkanit të hapur. ! Që do të thot se..E.Rama di edhe të tërhiqet kur gabon.Por kjo vonesë në kthesë nuk është TRADHËTI.I mënçëm është Ai që bën gabime dhe i korigjon Ato..!
-Siç duket artikullShkruesi(Si çdo herë)kërkon që të gjëjë pika të dobta ndaj Qeverisë Rama,ndonse ky në politikën e jashtme ka arritur suksese:Drejues i OSBE,Kandidat në K.Sigurimit të OKB,Thithjen e fondeve për tërmetet e pandeminë,Ndërtimin e vanesave të tërmetit rekord,Paqe e solidaritet me të gjithë Nd/Kombëtarët,etj.
-Sa i përket qëndrimit me Kosovarët,Fai është i tyre dhe jo i E.Ramës i cili ka qënë pro BE+SHBA.
-R.Haradinaj,A Kurti kanë zbatuarë direktivat e S.Berishës ndaj u rrëzuanë nga qeveria.Dhe akoma nuk kanë nxën mënd.
-Në këtë situatë të RE..dy qeverit Shqipëri-Kosovë të rakordojnë punët për bashkimin e Kombit nëse Shqipëria nuk hap negociatat dhe Kosova nuk pranohet në NATO dhe heqjen e vizave.
FLM DITA.
Bravo kapterr Temja!
E meriton nje SAMAR TE RI!
Shaban Murati ka nje urrejtje pathollogjike ndaj Edi Rames.
Edi Rama terhiqet kur e shikon qe gjerat nuk ecin.
Ballkani Hapur ishte direktive SHBA-BE, Edi e perkrahu.
Fakti qe Edi e ka cuar ne pyetsorin ta vazhdojme apo jo, tregon qe Edi e beri kete gje mbi 1 muaj perpara se Rusia te sulmonte Ukrainen.
Edi ne pozicionin qe ka ne Keshillin e Sigurimit, di shume gjera qe te tjeret i marrin vesh mbas pilafit.
O Pile, po ty Rama te ka shkerdhyer bythen, trute, apo te dyja bashke. Mjaft ia lepive bythen se po vjen era mut ketu tek gazeta DITA.
Brravo Etehem !.Ke ber nje analize shume aktuale.Keta qe nuk duan ta kuptojn Edi Ramen , rrebelohen me te pa drejte !
O Ali, o idiot, po ti nuk di as shqip or lesh, po cfare dth “me te pa drejte” o eshte “me te drejte”, o eshte “pa te drejte” si mund te jete edhe me edhe pa “te drejte” o debil.
Ballkanin e Hapur ia ka kerku Sorosi Edit, nuk e ka kollaj ta hedh poshte edhe pse interesi politik ashtu do ia donte.
Ndryshim i madh nga Edi qe shkoi ne Beograd dhe foli per pavaresine e Kosoves, tek Edi i sotem qe flet me.arra ne goje edhe kur gjithe bota denon Serbin per mbeshtetjen e Rusise.
Pushteti i tepert te prish
Akoma me Sorosin e Berishes vazhdoni juve.?
Shume i “fort” ky Berisdha, ua ka futur ne shpirt te gjithe kundershtarve te Rames, Sorosin.!
Ndrroni mendjen o njerz se me Berishen nuk shkohet ase ne Hale.!
Na jane ngjitur sa pleq jane gazetare,analiste,diplomate nje Zot e di cilet jane ,por nje gje eshte e sigurt! jane ca pleq qe duhet te largohen! Mjaft me teori komuniste! Edi Rama eshte K/minister te nje vendi te NATOS dhe flet i dirigjuar prej tyre!Keto teori nga Sahaban Murati,qe paste jeten e gjate apo dhe Islami,Bedri,jane me nje fryme komuniste! E kemi lene Enverin! Jemi me Ameriken dhe Perendimin! Kush nuk e kupton le te na leje rehat!
Bravo katarakti2 , me shkurt e qarte , s’ka ku vete .
DITA ju kemi paralajmeruar, kujdes me nickun e ketij mutit me siper.
O Katarakti. Amerika, NATO, BE dhe Rusia jane vetem kukulla te elites boterore qe quhet Illuminati.
Elita qe sundon te gjitha vendet e botes komandon te gjithe politiken ne te gjithe boten qe prej 200 vjetesh. Te gjitha ngjarjet politike, ekonomike, kulturore, sociale edhe te gjitha luftrat e ketyre 200 vjeteve te fundit jane veper e Illuminatit.
Mire mo ti Katarakti 2 mire, por edhe nje kembe ne NATO e tjetren ne Open Ballkan te Vucici sikur nuk shkon se do na shqyhet shalesh Shtatmarrezia e tij Rama qe paste jete e pushtet edhe pas vdekjes.
Ju lutem o Shqiptare komentues! Edukohuni! Nuk shkruhet shqip keto idotizma! Ne se jeni zene me gruan ose burrin, qetesohuni! Ato per cilat ju shani jane ne kurriz tuej! Karruce jeni ju jo komentuesi! Edi Rama nuk guxon te veproje kunder Perendimit dhe Amerikes! Eshte feminore, per te mos thene kriminale te vazhdosh teorine e Saliut dhe Likes! Dy krimineleve me te medhenj! Edhe komunizmin e lame ne ,por po e mban gjalle Saliu dhe krijesat njeqelizore qe i vene pas! Shkoni dhe Fuck yourself!
Bravo katarakti 2,se ty te duken anakronike te moshuarit qe qenkan komuniste,se ty te pelqwejne antikomunistet qe e japin gruan,vajzen,.motren etj per t’i shk…. shefat ne kembim te nje rroge mujore!
O Shabe, paralelet duhen hequr se nuk mund te kesh dy lloj njesi matese, nje per Kosovon dhe nje tjeter per Krimene dhe Donbasin, nje per Ukrainen e nje tjeter per Irakun, Afganistanin apo Libine. Te gjitha me siper jane identike, shpallje pavaresie ose pushtim.
Po si nuk permende rastin prej lakeu te Kosovos ndaj USA qe shpalli mbylljen e hapesires se saj ajrore per Rusine, kur nuk ka as aeroplane letre qe ta mbroj ate hapesire.
Vetting , ke shkruar pikerisht ate qe desha te shkruanja une . Pershendetje .
Per vetting dhe Drejtesisht!
Te dy jeni armiq te kombit shqiptar,por jeni gjithashtu edhe IDIOTE FUNKSIONALE!
Nuk ka lidhje Kosova me Krimene etj!
Kosova ka qene para dyndjes sllave ne Ballkan toke shqiptare dhe ne isht Jugosllavi ka qene padrejtesisht Krahine Autonome e jo Republike sic ishte edhe Mali i Zi me 300 mije banore,ndersa Kosova ka qne me mbi 2 milion banore!
Pas shperberjes se ish Jugosllavise,te gjithe popujt qe e perbenin ate shtet kishin te drejhte te VETVENDOSNIN per te ardhmen e tyre dhe Kosova u formua si shtet,pas luftes ne kufijte ku ishte ngushtuar te Krahines Autonome te Kosoves!
Por kosovaret jane vrare,perdhunuar dhe debuar prej 100 vjetesh nga sllavet e jugut dhe trajtoheshin si zezaket e ish Jugosllavise!
Serbia mbushi varret masive me qindra kufoma kosovaresh duke ushtruar genocid ndaj tyre!
Atehere u desh nderhyrja e NATO-s,qe Kosova te shkeputej nga thonjte e nje shteti nazist si Serbia!
Tani me thoni ju mua,se ku ngjasojne Kosova me Krimene,Donbasin,Cecenine etj?
Po me Ukrainen ku ngjason Kosova?
Ju jeni qelbesira qe meritoni urrejtjen me te madhe te te gjithe njerezimit,o PLEHRA tye ndyra!
Rebus, sakte !
Ka mundesi te drejtohet vemendja ketej nga Shqiperia e te thuhet se nga do marre vendi furnizim me grure se eshte leshuar lajmi per anijen e fundit me grure nga Rusia pas nisjes asaj, Embargos!
Amerika e Kimit a ndonje tjeter aleat i NATO ka gje plan furnizimi me grure apo do mbetet vetem ne furnizimin me dengla “Ne jemi me Ju, Ju jeni me Ne”,
Ky duhet te jete preokupimi paresor i shqiptareve, me tutje pastaj le ti qajme hallin ukrainasve.
Ekonomisto, s’ka nevoje as te jesh ndonje Ekonomist i madh qe ta dish se po pagove parane grurin e merr ku te duash. Pse ti mos e do ashtu ne forme ndihmash si ne kohe te qoftelargut kur ia jepte Stallini e me vone Maoja? Apo e do ashtu te lire, pune e madhe se ka krimba.
Kosova eshte popull shqiptar banuar mot e jete ne toke shqiptare para ardhjes serbe ve ne ballkan.
Krimea eshte toke Tartare banuar moit e jete nga tartaret mongole ,para se miljona tartare i deportoi Stalini ne Siberi dhe e mbushi me ruse.
Donbasi eshte toke Ukraine mot e jete,para se Stalini te cfaroste nga uria miljona ukraine dhe te mbushte pellgun qymyrguror te Donbasit me punetopre ruse.
Keshtu behen paralelet o vetting sllavi.
Ukraina , demo cari , nuk ka qene kurre shtet. U shpall republike nga sistemi BRSS , brenda atij shteti me 16 republika . Ka qene qe ne kohen e Perandorive cariste nen Rusine . Me shperberjen e BRSS , doli shtet me vehte per here te pare ne histori . Tani , nuk mjafton shkeputja nga Rusia , po dashka edhe t’ja sjelle Rusise raketat mbi koke nen umbrelen e NATO-s. Keshtu behen paralelet , o demo “evropiani” .
kjo eshte e verteta.
sado te shtremberoje turijte Shaboni, eshte e drejta elementare e Rusise te mbrohet nga Ukraina, vend vasal i Amerikes.
Shaboni per Kosoven shkruan mire dhe ne kontekstin e Kosoves gjykon drejt. Kjo sepse ceshtja e Kosoves eshte e drejte. Ajo eshte e vleresuar si e tille edhe me standartet e Kombeve te Bashkuara, jo thjesht se na intereson ne.
Pse Rusia bllokon ceshtjen e Kosoves ne politiken globale s’do te thote se s’paska te drejte ne ceshtje te tjera. Perkundrazi rasti i Donetsk e Luhansk ku Ukraina ka djegur te gjalle ruse te kesaj krahine dhe i bombardon vazhdimisht qe prej 8vjetesh, eshte paralel me Kosoven. Dhe pozita e Ukraines ndaj tyre eshte paralel me ate te Serbise ndaj Kosoves.
Qeveria kukull ukrainase eshte e njejta gje si qeveria kukull e Edvin Rames ndaj SHBAve. Zelenski dhe Rama jane pislliqe te ngjajshme dhe ashtu sic Ukraina perdor territorin e saj per missilet berthamore te amerikes kundra Rusise, te njejtes rruge i ka hy edhe Albania me bazen ugurzeze amerikane te Kucoves…
O ti xxx. Shume mire qe po vriten sllavet mes tyre se ata jane armiqte tane shekullore.
Amerika, NATO, BE dhe Rusia jane vetem kukulla te elites boterore qe quhet Illuminati. Elita qe sundon te gjitha vendet e botes komandon te gjithe politiken ne te gjithe boten qe prej 200 vjetesh. Te gjitha ngjarjet politike, ekonomike, kulturore, sociale edhe te gjitha luftrat e ketyre 200 vjeteve te fundit jane veper e Illuminatit.
DITA: Për ANONIMËT që shpifin si Saliu e KO.. për gjthçka që bën qeveria Rama 1,2,3..dhe një dekikë për OPEN BALKAN që ka mërzitur Sh.Muratin:
1.E.Rama nuk vepron pa OK të SHBA+BE.Ndryshe nuk do ishte zgjedhur nr.2 i K.Sigurimit të OKB i zgjedhur prej Amerikës.Nuk besoi që do ishte Saliu,Luli apo LikeFloriri në atë karrige të KS…Ose si drejtues i OSBE.Kaq mjafton që derrit ti thuhet dajo.
2.Open balkan është në të mirë të 6 vëndeve Ballkanike për lëvizjen e njërzve e mallrave pa shumë procedura doganore,si parakusht për në BE..! Kush nuk e kupton këtë është miop.
3.Nëse Kosovarët kan hezituarë se më parë Sërbia duhet të njohi Kosovën si Shtet ..ta harrojnë.Kjo nuk mund të bëhet pa e bërë më parë një gjë të tillë Greqia,Spanja,Rumania,Qipro,Bosnja,etj.Dhe për këtë nuk ka fai E.Rama.Por BE+SHBA që kan toleruarë Sërbinë nga frika e Rusisë..Dhe E.Rama shko në Kremlin dhe i tha Lavrovit..”. Ju jeni për luftë dhe keni ngelur në kohën e Stalinit 1853. ”
4.Tashmë që Sërbia doli haptë pro Rusit dhe kundër BE+SHBA edhe E.Rama do të mbaj qëndrim duke hequr nga lista Sërbinë,ndonse Kosiva furnizohet nga Sërbia me 70 % të mallrave,ku bisneset Kosovare i mbajnë sy e vesh nga Beogradi..!
5.Ngjarjet në Ukrainë po trondisin Botën dhe jo më Edi Ramën.Kjo do të thot që E.Hoxha nuk e kishte gabim mbështetjen në FORCAT E VETA.Në këto kushte Shteti,politiqënët tanë duhet të bxjerr mësime dhe jo të haen si qënt për karrige,brava e çelsa pushteti pa meritë..!
6-Më ka ardhur shumë keq që mbi 70 mij Q.Zjarri e Strehimet k/Ajrore u shpartalluanë nga rregjimi Sali Putinit 92-2013.. dhe akoma nuk po nxëm mënd nga pragLufta..!
7.Po kështu,më vjen keq që 70 % të grurit e importojmë kur E.Hoxha kishte të siguruarë bukën për 20 vjet luftë në rezervat e shtetut.Ku në Poçem të Mallakastrës u desh 10 ditë të vidheshin çdo gjë(Veç nënë e babë) nga hajdutëria e 97-tës..!
8.Po kështu,më vjen keq kur shohë rininë me celular në dorë ditë-natë dhe që merren me pisllëqe,kur nuk dinë të përdorin armët por englendisen me “nishanin” e babës,Nënës..! Ose në përputhen e BigBrather..!
-Zoti mos e dhënt përshkallzimin e L3B të filluarë. !
FLM DITA
Ej Kapter Ethem Lalaj, ke ngaterru shishet e te duket vehtja KOLONEL mor budall ? Ate P pas po, e ke tamam, Psikopati d.m.th.
Ti o Kapterr Ethem Lalaj qenke gedhire KOLONEL? Bjer edhe nje here ne gjume se mbase zgjohesh..Feldmarschall! Ahahahaha qenke i papertuar ne gomarlleqe o Temooo
Si artikulli i Shabanit dhe ai i Bedriut, ne thelb, shtrojne pyetjen . Cdo te behet tani ,kur e kemi te qarte qendrimin politike te Serbise pro Rusise ne agresjonin ndaj Ukraines ,me Ballkanin e Hapur .Ndoshta ka ardhur koha qe qendrimet tona ,ne raport me fqinjet,te jene me te pjekura se deri tani .
Te gjitthe e desherojme te jetojme me fqinjet ne paqe e bashkpunim per interesat kombetare , ne mardhenjeve vllazerore .Termat e fqinjesise se mire e vllazerore jane ceshtje qe rrjedhin nga nevoja e nje bashkpunim per te hedhur hapa drejt normalizimit te mardhenjeve ndershteterore midis popujve qe kane interesa te perbashketa .Nga ky kend veshtrim mendoje se dicka nuk shkon me idene e Ballkanit te Hapur .
Une nuk i hy se kush e shpiku apo na e imponoje kete teze bashkpunimi .Por e gjukoje mbi bazen e kushteve aktuale te politikes ne Ballkanin perendimor pas ndryshimit te sistemit .
Si ne dhe vendet ish komuniste kane patur ne te shkuaren mardhenje politike e ekonomike brenda nje vllazerije te imponuar nga ish BRSS.Historija tregoje se Tito ,udheheqsi i Federates Jugosllave ,nuk ju permbajte kerkesave te Mevetesise por kishte synime per te na perfshire ne Federate e tij .Qe fate i madh kur vendi yne u distancua nga synimet shoveniste te Titos. Por edhe ketu gabuam me shprese se Titua, do ta kuptonte qendrimin tone dhe ai do te hiqte dore nga e drejta per te na diktuar vullnetin etij .Te mos harrojme ,se ne edhe pse dolem politkishte kunder Titos,shume lidhje qe kishin te benin me importet e eksportet e ekonomise sone levroheshin nepermjet zyrave te ish Jugosllavise .Kjo politike ekonomike ,edhe kur ne u lidhem me Kinen, nuk ndryshoje .Fovori ishte me krahun e ish Jugosllavise mbasi ne nuk kishin zyra tregetare me vendet e botes perendimore .Ai qe fitonte nga djersa e popullit shqiptare ishin Jugosllavet. Jugosllavija u hap me vendet perendimore qysh ne vitet 1961 gje qe e favorizoje shume ne mardhenjet me shetet e Evropes .Ne qe dote hamin bare e nuk dote dorzoheshim tek imperjalizmi e kapitalizmi boteror, u vete izoluam deri ne ate shkalle sa skishim asnje mundesi kembimi ne fushen e tregetetise se lire .Kjo qe nje eksperience e hidhur qe i kushtoje shume popullit dhe ekonomise sone .Serbet na mbeten ne tavolinat tona .
Situatat ndryshuan pas renjes se Lindjes .Ne ju bashkuam vendeve perendimore me ne krye SH.B.A. Populli dha pelqimin e tij se me ke duhej bashkpunuar. Syte qendrojne nga Aleati yne SH.B.A dhe BE.Mbas kesaj aleance ne nuk kemi nevoje per asnje inisjative tjeter bashkpunimi ekonomik e politike .Por nga ana tjeter nuk perjashton dhe bashkpunimet, qe lindin ne fushen ekonomike, si domozdoshmeri bashkpunimi .
Duke u nisur nga eksperienca 30 vjecare e rruges sone demokratike une nuk e shikoje kaq shume te domozdoshme krijimin e blloqeve te perbashketa ne kushtet kur te tjeret skane ndryshuar qendrimin .Fakti qe Serbija nuk njehe mevetesine e Kosoves eshte i teperuar nga ana jone ti fryjme kesaj ideje bashkpunimi .Inferioriteti, ne keto kushte ,eshte deshtim dhe kapitullim para atij qe tregon forcen ushtarake .Kete po bene sot Rusija ndaj Ukraines. Serbija, sa here jane ashpersuar situatat ne Ballkanin perendimor , na ka kercenuar e denigruar deri atje sa deklaron. Me shoqaten e gjahtarve per 3 ore pushtoje Kosoven dhe Shqiperine .Kur kujtoje, keto dite sulmi te Rusise ndaj Ukraines, deklaratat e Serbise me duken shume serjoze .Jo se tremben nga ndonje sulme ,qe sben vaki, kur tashme jemi nen ombrellen e NATOs ,por nuk u besoje ketyre inisjatiuvave si Ballkani i Hapur
Zonja O.Xhacka para 3 ditesh u shprehe se ne duam mardhenje paqsore me vendet fqinje dhe shtoje se e kaluara e hidhur nuk duhet te mbaj penge bashkpunimin ne Serbine .Kjo nuk me duket justifikim per tezat e K/M tone qe i ka vene gjoksin kesaj inisjative .Pra jam i nje mendimi me gazertarin Islami dhe zotit Murati qe ne duhet te shikojme me vemendje aktualitetin se cduhet bere me Ballkanin e Hapur .
Nuk jame i mendimit se Rama e kerkon me kete inisjative .Besoje se ai shume shpejte do te beje kthesen qe i takon mbasi nuk eshte me ajo situate e para disa ditve te sulmit Rus ndaj Ukraines. Perfundimishte si Evropa por dhe SH.B.A e kane te qarte tani se ne cfare krahu jane Serbet kur u deklaruan ne krahun e Rusise . Nuk ka te beje me dobsine dhe favoret qe i jane bere Serbise deri tani nga SH.B.A dhe BE .Ato kane synuar ta shkepusin Serbine nga kthetrat e Rusise .Ndoshta presjonet dhe embargot do te ndryshojne qendrimin politike te pakten te Serbise . Rusija do shume kohe te vije ne kulturen demokratike si nje fuqi ushtarake ne bote .
Arsyetimi jot sllavi eshte nje arsyetim idiotPara shek.XIX shume pak Mbreteri dhe principata kane qene kombetare.Shteti gjerman u formua ne 1871,shteti italian ne 1861.Populli ukraines ne Token e tij ka qene nen varesine e Paneve polake dhe pas pushtimit carist,nen sundimin rus.
Kjo nuk do te thote se nuk ka egzistuar dhe duhet t`ja dije per nder bolshevikeve ruse qe e shpallen Ukrainen Republike te BRSS ne 1918. Kjo vlen edhe per principaten Tartare te Krimese,qe Rusia e Careshes Ekaterina,ja shkeputi Turqise rreth viteve 1790.
Që në fillim kam qenë kundër « Ballkanit të Hapur » që Serbia serviri për Ballkanin Perëndimor. Arsyeja është se: e para, çdo propozim i serbëve, ka një prapavijë politike në interes të tyre. E dyta, historikisht, gjatë dy shekujve të fundit, janë zgjeruar me metodën e lëvizjes së serbëve si kollonë në tokat e të tjerëve dhe pasi e realizojnë këtë, pretendojnë se është tokë serbe, që e marin o me hir o me pahir duke bërë luftra, sikurse ndodhi me Jugosllavinë. Duke marë parasysh, se kush janë serbët, ideja e ashtuquajur, « Ballkan i Hapur » është i rrezikshëm për shqiptarët. Marrëdhënjet me Serbinë mund të bëhen vetëm brënda Europës, ku ka forca më të mëdha për të ballancuar ndërhyrjen Serbe. Aty mund të flasim edhe për fqinjësi të mirë me serbët. Ndodhitë e fundit treguan se rusët dhe serbët nuk kanë ndryshuar në mentalitetin e tyre. Janë po ato që kemi njohur, agresivë, pushtues, megallomanë, etj. Pra, me ata duhet kujdes dhe të mos kesh iluzione, sepse e pëson me pasoja të pariparueshme. Bunkerat që i keni sharë deri sot, me sloganin « lufta që nuk erdhi asnjëherë » pastrojini dhe i mirëmbani, sepse nuk kërkojnë bukë. Ata janë mburoja për ditë të këqija dhe pikërisht fortifikimet largojnë luftën, sepse sulmuarsi i bën llogaritë para se të sulmojë, se me çfarë kosto do të pèrballet. Së fundi, shkrimet e z. Murati janë vèrtet të një niveli të lartë, që vështirë se e gjen edhe në analistët e vendeve perëndimore.
Po shume e vertete kjo qe ke shkruajtur ti komentuesi Sakte z. Murati. Shume mire qe po vriten sllavet mes tyre se ata jane armiqte tane shekullore.
Amerika, NATO, BE dhe Rusia jane vetem kukulla te elites boterore qe quhet Illuminati. Elita qe sundon te gjitha vendet e botes komandon te gjithe politiken ne te gjithe boten qe prej 200 vjetesh. Te gjitha ngjarjet politike, ekonomike, kulturore, sociale edhe te gjitha luftrat e ketyre 200 vjeteve te fundit jane veper e Illuminatit.
Kapteri me gradë të lartë Teme nga Lisi i Bamit, më pëlqen mendimi jot në strategjin ushtarake kozmike që çështja e “Ukrainës, e cila po çon në pasoja të rënda ndërplanetare” …….?!!!!.
Së shpejti, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, një ushtri aljene nga planeti XZ 1374 i yllit Sirius të konstilacionit të Arushës së vogël do të mbrrij në planetin Tokë me piksynim që të shkatrroj “Open Ballkan” dhe kështu lufta në Ukrainë do të bëhet një luftë “ndërplanetare” dhe shoku Rama, me të mar këtë lajm nga agjentura e patronazhistëve të tij sekret infiltëruar në këtë planet, ka urdhëruar kapterin me gradë të lart Teme që të komandoj detashmentin e satelitëve Rama 1, Rama 2…….që do të përballen në këtë sulm “ndërplanetar” mbi krijesësn e tij që ka ngordhur me kohë “Open Ballkan”,
por,
para se të mar këtë detyrë nga shoku Rama, kapteri që do të mbroj Open Ballkan nga një sulm “ndërplanetar”, të mësoj më mir shqipen dhe kuptimin e termit “ndërplanetar” dhe të mos e ngatrroj me termin “ndërkombëtar”.
Më pëlqen që Open Ballkanin po e mbrojnë nga një luftë të ardhme ndërplanetare njerëz të mënçur dhe të pregatitur edhe të nivelit ndërplanetar si ushtaraku Teme e të tjerë si ai, jo vetëm ata të nivelit global si krye diplomati Edi Rama që ,
para 5 vjetësh kur nusja BE nuk e pranoj atë personalisht (Shqipërinë dhe shqipëtarët ai as i ka në plan që ti bëj të denjë për BE) që të futej në gjirin e saj si dhëndërr kollovar si këpushë mbrapa bythës së Maqedonisë,
ai mbi të nesërmen u ngrit në Surel, mbasi i këputi një “What the fuck … nusja BE” duke nxjer njërin sy që posht përkavës dhe pa lar as sytë, pa pyetur as të paktën ministren Spiropalin, pa le instiucionet përkatës,pa vajtur as në kryeministri të takonte z/kryeministrin Braçe, direkt e nga Sureli,
veshi poturet diplomatike me shtat pash ushkur haxhiqamiliste dhe duke thën me zë të lartë “Sa të kem Sërbin dhe Maqedonin nuk çaj menderen për nusen BE që s’ më futi dhëndërr kollovar ” dhe drejtë e në Novi Sad dhe firmosi një letër që e kishte mar vllau Vuçiç nga Kremlini, bashkë me një Maqedonas dhe ja u krijua Open Ballkan.
Njerëz, një burr shteti serioz, për çdo hap të rëndësishëm mendohet 100 herë dhe vendos një herë, mbasi mer aprovimin e një sër institucioneve politike, legjislative,ushtarake, ekonomike, shkencore…….sidomos kur ka të bëj me politikën e jashtme jo si
kryeministri ynë që ju betohem se ai nuk ka pyetur as vehten e tij jo të pyes Spropalin e Braçen apo kapterin Teme ama me gradë të lartë të strategjis ushtarake të luftrave ndërplanetare. Ju lutem gazetarëve ta verifikojnë që
a e ka pyetur të paktën vehten e tij diplomati global …..të më fal Temja…ndërplanetar, shoku Rama, kur firmosi letrën e marrveshjes Open Ballkan?
Jam i sigurt që si gjithmon në vendimet që mer ai nuk e pyet kurr mëndjen e shëndosh të tij, ai vetëm pyet subkoshiencën e tij prej kusari të popullit dhe vëndit të tij. Në diplomaci ai është vetëm një individ që nuk priret nga interesat substanciale të popullit dhe vëndit të tij të cilëve u ka hequr me kohë kryq, por vetëm nga sëmundja psiqike e delirit të madhështisë së një lideri global pse jo
edhe të nivelit edhe “ndërplanetar” mbas pasojave të luftës në Ukrain.
Rebus, sakte !
O Shaban & Murat, ju e keni deklaruar veten “Diplomat i vjetër” dhe, vërtetë keni mbetur i tillë. Jeni shumë i vjetër për kohën e sotme. Ju jeni pjesë e trekndshit Berisha-Meta-Kurti, një armik i tërbuar i Edi Ramës dhe demokracisë në përgjithësi.
Këtë problem, e trajtoi Bedri Islami, me shumë mençuri,
profesionalizëm dhe patriotizëm.
Basshkohuni me TV Berisha, tek Çim Peka, ndoshta atje do të gjeni më shumë simpatizantë.
Unë nuk e kuptoj si të mban gazeta Dita me atë mendje që ke.
Besoj se ti Patrioti Verior je bashkuar me ERTV .
Po te tregon kush eshte ky patrioti verior : e ke nga serbija kete ´patriot verior’ qe lufton aq shume per open balkan!
O Shaban, nuk behet cdo gje me shpate ne dore, duhet edhe pak politike. Ti mbase e ke me te lehte se vetem shkruan c’t teket por vendimet apo fjalet qe thone ata qe jane ne krye kane pak me teper ndikim, brenda por edhe ne politiken e jashtme.
Po si nuk gjen nje fjale te mire ky njeri per shqiperine, por vetem mundohet ta nxije ate. Ju te medias mos i jepni akses njerzve te tille per te share e denigruar vendin tone. Le te shkruaje e flase ne kosove, atje ku e njohin me mire.