Apple gjobitet me 6.6 milionë dollarë

Dita

Kompania Apple është dënuar me një gjobë 6.6 milionë dollarë sa i takon mashtrimit të konsumatorëve australianë në lidhje me të drejtën e tyre për të riparuar pajisje të prishura si iPhone dhe iPad.

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) mori masa ligjore kundër Apple dhe të martën njoftoi se Gjykata Federale urdhëroi kompaninë të paguante gjobën.

Komisioneri i ACCC, Sarah Court tha se “nëse një produkt është  prishur, konsumatorët ligjërisht kanë të drejtën e riparimit ose zëvendësimit sipas ligjit australian, ose edhe rimbursimit.”

Një hetim i këtij komisioni zbuloi se 275 personave u ishte thënë nga Apple se nuk kishin të drejtë për të riparuar apo rimbursuar pajisjet e tyre, në rast se ato më parë ishin dërguar në një servis tjetër.

Përdoruesve të iPhone-it dhe iPad-it iu shfaqte në ekrane paralajmërimi “Error 53”, i cili thuhet se është shkaktuar nga servise të treta që zëvendësojnë lidhësin që shkon nga sensori Touch ID tek “Home”.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *