Apple: Qeveria do të na detyrojë të përgjojmë klientët e iPhone

redaktor

Kompania Apple do të  jetë e detyruar të përgjojë klientët e saj, që përdorin iPhone nëse qeveria e miraton këtë vendim. Lajmin e bëri të ditur një nga ekspertët pranë gjigandit të teknologjisë. Ai u shpreh se nëse kompania është e detyruar nga FBI që të zhbllokojë një iPhone 5c që është përdorur nga një prej vrasësve të San Bernandino me anë të një ligji mund të kërkojë të marrë në spiunim jetët e gjithë personave që përdorin iPhone.

Edy Cue, njëri prej drejtuesve të Apple u shpreh se nëqoftëse FBI merr në kontroll rastin e zhbllokimit të iPhone 5c, atëherë me të njëjtat forma do ndërhyjë edhe në telefonat e njerëzve duke përgjuar jetët e tyre.

“Një ditë ata do duan që Apple të vendosi një kamer apo mikrofon dhe ne do të jemi të forcuar për ta bërë një gjë të tillë,” – deklaroi Cue.

Kompania Apple dhe ekspertë të tjerë janë shprehur se FBI nuk ka nevojë të marrë në kontroll rastin e zhbllokim të iPhone 5c, por po e bën gjithë këtë luftë në mënyrë që të ketë kontroll dhe akses mbi iPhone.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *