Apple rimerr kontrollin e tregut amerikan të smartfonëve. Sipas të dhënave të institutit kërkimor Kantar Worldpanel, të cilat janë publikuar në “Financial Times”, gjatë 12 javëve të fundit, Apple ka “pushtuar” 48,1 për qind të tregut në SHBA, praktikisht dyfishi i shitjeve që kishte gjatë 2011-s.
Ndërkohë, Google renditet e dyta me 46.7 për qind, në krahasim me 63 për qind që kishte vitin e kaluar. Kantar parashikon se kuotat e Apple do të rriten sidomos gjatë periudhës së Krishtlindjeve, pas hedhjes në treg të i-Phone 5.