Aprovohet përdorimi i një ilaçi të ri kundër Covid-19

Ornela

FDA ka dhënë një autorizim të përkohshëm për trajtim me një lloji të ri ilaçi kundër COVID-19, antitrupa sintetikë të prodhuar nga Eli Lilly.

Terapia me ‘bamlanivimab’ e Eli Lilly do të përdoret vetëm për të sëmurët lehtë dhe të moderuar dhe jo për pacientët e shtruar në spital apo me oksigjen.

Në provat klinike bamlanivimab zvogëloi shtrimet në spital ose emergjencat në lidhje me COVID-19 për pacientët me rrezik të lartë për përparimin e sëmundjes brenda 28 ditëve pas trajtimit kur krahasohet me trajtimin placebo.

Bamlanivimab nuk është i autorizuar për pacientët që janë shtruar në spital për shkak të COVID-19 pse kërkojnë terapi me oksigjen.

Antitrupat monoklonalë, të tillë si bamlanivimab, mund të shoqërohen me rezultate më të këqija klinike kur administrohen tek pacientët e shtruar në spital me COVID-19 që kërkojnë oksigjen me rrjedhje të lartë ose ventilim mekanik.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *