Ka dalë në treg libri “Lufte pa fund. Shtegtime neper qiellin politik” me autor Pellumb Kulla, një botim i UET Press.
Libri përmbledh esse, artikuj, letra, intervista, dialogje, shtegtime satirike, gjithçka që ka shkruar autori, Kulla që prej vitit 1991 e deri në ditët e sotme, së fundmi rubrikat e tij në gazetën DITA.
Parathënia e librit me 710 faqe është shkruar nga gazetarët (gjuhëmprehtë, siç i quan Kulla), Filip Çakuli dhe Mero Baze.
“Kur një njeri rri kaq gjatë në jetën publike si artist, si politikan, dhe publicist, e ka të nevojshme dikur të mos ketë dëshirë t’i kujtosh ndonjë pjesë të jetës apo qëndrimeve publike. Pëllumb Kulla jo vetëm që nuk ka asgjë për t’i ardhur keq nga jeta e tij, por është aq arrogant sa do që të na i tregojë të gjitha” – shkruajnë ndër të tjera Baze e Çakuli


Ky “arrogant” i pandreqshem eshte i mirepritur ne zemrat e gjithe atyre qe duan te mesojne se jeta nuk eshte vetem bardh e zi. Personalisht e kam ne kreun e librave te preferuar.