Deputeti Aqif Rakipi ka ankimuar në Gjykatë Administrative vendimin e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’i ndërprerë mandatin.
Avokatët e deputetit e cilësojnë si të paligjshëm vendimin e KQZ pasi është i pabazuar në prova dhe fakte.
Edhe deputeti i LSI, Gledion Rehovica pritet të bëjë të njëjtin veprim duke ankimuar vendimin.
Pritet që gjykata të marrë në shqyrtim çështjen brenda kësaj jave.
