Fituesi i parë i “Gjeni diçiturën”

anazapta

Aqif Tafa, 69 vjeç është fituesi i parë i konkursit “Gjeni diçiturën”. Fjalia që ai kishte dërguar në numrin e telefonit vendosur në dispozicion për lexuesit ishte: “Ky është realiteti, atje ku njerëzit e mëdhenj janë njerëz të vegjël”. Stafi i Ditës votoi për diciturat e dërguara dhe kjo e Aqifit mori më shumë vota. Ditën e djeshme ai ishte në redaksi ku mori edhe dhuratën, një orë dore. Me një karrierë 29-vjeçare si oficer, baba i katër fëmijëve, ai na dha edhe përshtypjet e tij për gazetën.

“Ditën kam filluar ta blejë përpara 8-muajsh. Jam fans i saj. T’ju them diçka sinqerisht, këtë gazetë nuk e marr vetëm unë, por të gjithë bashkëmoshatarët e mi. Kam konsideratë të veçantë  sepse hedh dritë në mënyrë të ndershme mbi të vërtetat e mundimshme të këtij vendi. Keni kurajo. Kam takuar njëherë Kryeredaktorin, i cili mendoj është pak i sertë, por shumë korrekt”

Aqifi sapo ka botuar edhe një libër për pellazgët me titull “Dritësimi i Historisë”. Pas marrjes së dhuratës ai na thotë: “Kjo është një dhuratë shumë e bukur për mua, nuk e prisja që ta fitoja, edhe mesazhin e kam dërguar pa emër. Kur lexova diçiturat fituese dhe pashë atë timen se bashku me numrin e botuar, në fillim nuk po e besoja. Kjo orë do të jetë një kujtim për mua. Jam shumë i kënaqur, por në plan e kam t’ia dhuroi nipit, i cili është vetëm një vjeç, quhet Leonardo (qesh) ndoshta kur të rritet se tani nuk i bën”.

Ndërkohë, fituesi tjetër Dorian Hoxha nga Gjirokastra ende nuk është paraqitur në redaksi. Në rast mosparaqitje deri në fund të javës, çmimi do kalojë për javën e ardhshme. Faleminderit dhe përqafime nga stafi.

aqifi

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *