Alkooli është ligjërisht i ndaluar në Arabinë Saudite, e megjithatë, në realitet ka njerëz atje të cilët konsumojnë rregullisht pije alkoolike.
Ju do të pyesnit sesi është e mundur, që arabë të tillë të mund të sigurojnë alkoolin? Një përgjigje mund ta merrni përmes raportimeve të shumta të medias arabe gjatë kësaj të enjteje, mbi faktin sesi mundën autoritetet saudite të kontrollit kufitar me Emiratet e Bashkuara Arabe të kapnin një trafikant kontrabandist me 48 mijë kanaçe “Heineken”, të gjitha të veshura me qese plastike që lexonin “Pepsi”.
“Një kamion që transportonte ato, që fillimisht u dukën si kanaçe normale të pijeve të lehta Pepsi, u ndalua dhe më pas iu nënshtrua procesit standard të kontrolleve ndaj produktit. Menjëherë u bë e qartë se birrat me përqindje alkooli ishin mbuluar me logo Pepsi”, tha menaxheri i përgjithshëm i kufirit të Al Batha, Abdulrahman al-Mahna, për median arabe Al Arabiya.
Videoja e publikuar nga Agjencia saudite e Doganave tregon sesa “bindëse” ishin këto veshje mashtruese.
Kontrabandistët përdorin metoda nga më të ndryshmet për të futur alkooolin në Arabinë Saudite.

Ne vendet islamike nuk eshte se vertet besojn po eshte shteti qe impunon besimin,per ti nenshtruar me forc.Mbi 85% e femrave ne kto vende nuk kan qef te mbulohen,po ligji i ksaj feje te krijuar e perhapur me forcen e shpates e qe mbrohet edhe sot me ligjin e brutalitetit islamik.Deri ne fundin e shekullit 18 ishte e ndaluar me fe qe njerzit te fotografoheshin.
Fotografia e pare ne bote eshte bere rreth vitit 1826.