Autoritetet saudite kanë arrestuar 7 aktivistë të të drejtave të grave, 5 gra dhe 2 meshkuj, që guxuan të sfidojnë ligjin që ndalon dhënien e automjeteve nga gratë.
Mes të arrestuarve janë edhe Loujain al-Hathloul dhe Eman al-Nafjan.
Sipas “Human Rights Watch”, Nafjan dhe Hathloul nënshkruan një peticion në vitin 2016 për të zhdukur sistemin e kujdestarisë mashkullore, që u ndalon femrave të udhëtojnë jashtë vendit, të martohen apo të kenë pasaporta pa lejen e një rojtari mashkull.
Arsyeja e arrestimeve nuk është bërë ende e ditur, por aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut shpreh se kjo është tentativë e autoriteteve për t’i bërë gratë që të heshtin.
Nga ana tjetër, televizioni shtetëror në mbretërinë arabe raporton se ato janë arrestuar për kontakte me një fuqi të huaj.
Arabia Saudite ka ligje strikte në të cilat përcaktohet se femrat duhet të marrin leje nga meshkujt për disa vendime apo veprime. Një ndër to është ligji që u kufizon grave dhënien e automjeteve. Ky ligj pritet të hiqet më 24 qershor.
s.a/dita
