Arabia Saudite ka pranuar vrasjen e gazetarit të zhdukur në konsullaten e saj në Stamboll.
19 sauditë janë arrestuar mes tyre drejtues të lartë të ushtrisë.
Nuk jepen detaje të tjera për momentin. Media ndërkombëtare dyshon se po tentohet të fshihet urdhëruesi i vërtetë i vrasjes, Princi i Kurorës Salman.
vijon…
Gazetari Jaml Khashoggi është vrarë në një përleshje në konsullatën Saudite në Stamboll, ka raportuar TV kombëtar duke ju referuar një hetimi fillestar.
Gjithashtu u tha se zëvëndës shefi i inteligjencës Ahmad al-Assiri dhe Saud al-Qahtani, ndihmësa të lartë të Princit të Kurorës Mohammed Bin Salman, janë shkarkuar në lidhje me këtë çështje.
Presidenti Amerikan Donald Tramp tha se “çfarë ndodhi ishte e papranueshme, por Arabia Saudite ishte një aleat i rëndësishëm.”
Kjo është hera e parë që mbretëria pranon që Z. Khashoggi ka vdekur.
Ky pranim vjen mbas dy javë mohimesh se Arabia Saudite nuk ishte e përfshirë në zhdukjen e kritikut Saudit, i cili hyri në konsullatë në Stamboll në datën 2 Tetor për disa dokumenta në lidhje me martesën e ardhshme.
Mbretëria Saudite ka qënë në një presion në rritje për të shpjeguar zhdukjen e Z. Khashoggi mbasi zyrtarët Turq thanë se ai ishte vrarë mbrenda konsullatës dhe trupi ishte copëtuar.
Ja dhe version i Arabisë Saudite si rrodhi ngjarja:
Një përleshje shpërtheu midis Z. Khashoggi, të cilit nuk po i bëheshin më favore nga qeveria Saudite, dhe njerëzve që u takuan me të në konsullatë, e cila përfundoi me vdekjen e tij.
Hetimet akoma vazhdojnë dhe 18 shtetas Suditë janë arrestuar. Autoritetet Saudite duhet të paraqisin prova për të mbështetur këtë version të ngjarjeve.
Media shtetërore tha se Mbreti Salman urdhëroi pushimin nga detyra për dy zyrtarë madhorë, nje prej të cilëve Saud al-Qahtani është një antar i rëndësishëm i oborrit mbretëror Saudit dhe këshilltar i Princit Mohammed bin Salman.
C.C.

Asnje fije floku nuk mund ti prekej gazetari n.q.s. nuk do te kishte urdher nga anetare te familjes Mbreterore, pune jevgjish.
Jo me, e kan vra komunistet …
gazetari e ka kerkuar vete sepse ka shkuar si capi tek kasapi i am sorry for him.here tjeter te mesojne te tjeret mos shkel te lutem ne drrase te kalbur gjithmone kerkoje fajin tek vetvehtja sepse zoti te dha sy mend veshe dhe kembet e forta sorry sir but happen everything pastaj mbreti eshte mbret ske ci ben te fala