Arabia Saudite lejon besimtarët të falen në Mekë pas shtatë muajsh pritje

time

Në Arabinë Saudite, besimtarët mysliman mund të falen sërish në xhami.

Al Jazeera njoftoi se sot autorietet kanë marrë vendimin për të lejuar të gjithë besimtarët që të kryejnë ritet fetare në xhaminë e Mekës.

Kujtojmë se Meka ka qëndruar për 7 muaj e mbyllur dhe besimtarët nuk lejoheshin që të kryenin ritet fetare aty për shkak të COVID-19.

Sot pas 7 muajsh besimtarët janë zhvilluar një lutje të përbashkët në ambientet e xhamive në vend, ndërkohë që nga 4 tetori qytetarët sauditë  mund të zhvillonin peligjinazhe ne vendet e shenjta.

Njësoj si në të gjithë botën kur virusi shpërtheu në muajin Mars, edhe në Arabinë Saudite u morën masa shtrënguese.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *