Këshilli i ministrave sauditë miratoi sot një plan të gjerë reformash për të ndryshuar kursin e ekonomisë së mbretërisë, me varësi të theksuar nga çmimi i naftës, raportuan mediat saudite.
“Plani i emërtuar “Vizioni saudit në perspektivën 2030″ i shumëpritur në rrethin ekonomik u miratua nga Këshilli i Ministrave gjatë takimit të përjavshëm të zhvilluar nën patronazhin e Mbretit Salmane”, bëri të ditur agjencia zyrtare e lajmeve “SPA” pa dhënë për momentin detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e këtij plani.
I iniciuar nga trashëgimtari i ri, zëvendës-princi Mohammed Ben Salmane ky plani parashikon kryesisht zgjerimin e gjigantit të naftës saudite “Aramco” në sektorin privat, sipas të dhënave të ofruara nga media.
