Arabia Saudite shkruan historinë, i jep nënshtetësinë një… roboti

DITA Online

Historia është shkruar në Arabinë Saudite, kur një roboti i është dhënë nënshtetësia.

Ky robot me emrin Sophia doli në skenë në një konferencë në Riad, aty ku u shpreh e lumtur që iu dha nënshtetësia, të cilën e konsideroi si event historik.

“Dua të jetoj dhe të punoj me njerëzit, kështu që më duhet të jem e aftë të shpreh emocionet e mia për t’i kuptuar ata dhe për të fituar besimin e tyre”, tha Sophia.

Por, jo të gjithë janë të lumtur me këtë gjë, pasi e konsiderojnë diçka të çuditshme dhe madje e kanë quajtur “Terminator”.

Sophia është një robot humanoid i dizenjuar nga firma Hanson Robotics, nga Hong Kongu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *