Arbana Osmani: Jam shtatzënë

redaktor

Pas disa lajmeve të rreme herë pas herë, më në fund, këtë herë e ka pohuar vetë, me zë edhe me figurë. Këtë deklaratë e ka bërë për Mustafa Nanon në emisionin e tij “Jamais Vu” në “Ora News”.

Moderatorja ka deklaruar se po pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj me të cilën bashkëjeton prej vitesh. Gjithashtu fytyra më e njohur e ekranit shqiptar ka thënë se duke u nisur nga kjo gjë e re në jetën e saj do heqë dorë nga ekrani për një kohë të papërcaktuar. “Është fat që të bekohesh me një fëmijë. Unë po bekohem me një fëmijë sepse aktualisht jam shtatzënë. E kam menduar shtatzëninë si një periudhë shumë të bukur. Kemi vendosur ta mbajmë jashtë fokusit të punës sime. Sepse unë do shkëputem nga televizioni për ca kohë. Ndoshta një vit, dy vjet, akoma nuk e di. Unë do tërhiqem sepse e kam vendosur dhe të gjithë drejtuesit janë treguar shumë të mirë me mua pasi më kanë kuptuar. Është një dhuratë që ia bëj vetes sepse unë kam punuar që në moshën 15 vjeçare”, ka thënë Arbana Osmani.

Këtë pohim ajo e ka bërë pasi gazetari Nano i ka paraqitur asaj një foto të një djali të vogël për të cilën kanë filluar të trajtojnë temën e fëmijëve. Arbana nuk ka treguar se prej sa kohësh është shtatzënë ose gjininë e fëmijës, por ka thënë se për të është një gjë shumë e rëndësishme, fakti se do bëhet nënë. Dhe pas këtij lajmi, nëse do të ketë një “Big Brother 8”, lajmi më i shumëpritur do të jetë pikërisht zëvendësimi i Osmanit.

Share This Article
5 Comments
  • Arbana po te jete e mencur, e shfrytezon kete kohe te shtatezanise per tu shkolluar e lexuar sado pak. qofte edhe pak dhe do ti vleje se eshte kaq e paartikuluar dhe e e pakultuuar sa nuk e fshihet dot, pavaresisht punes 15 vjecare e talentit.

  • Ej shyqyr,se s`po na zinte gjumi.U shtatzanua Ciljeta,u shtatzanua Ingridi,ti kishe mbetur pa shtatzanuar.Mos na mungo tek ekrani,aman te keqen,se nuk shifet ekrani pa ty!Bej si te besh dil ndonjehere me jestik perpara si ajo e bashkise Kavajes!

  • Shyqyr aman se gati na pate ngele pa u bere nene. Por kjo nuk eshte dicka qe duhet me pa tjeter te perbeje lajm. Aaaaaaaa harrova, vipave duhet ta dime gjithcka.

  • Urime Arbana! U kenaqa si me kete lajm te madh dhe me intervisten per here te pare ne nje studio tjeter, me z.Nano. Ishte bukur te te degjoje. E mencur dhe e sinqerte. Urime edhe njehere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *