“A është investuar Albin Kurti për avokatin e Babales në Prishtinë?!”

Ornela

Kam shkruar para tri ditësh,
mbase dhe mund t’ju kujtohet,
se mund të ndodhë çudia,
Babalja mos ekstradohet!

Gjysmë e nderit të PD-së,
nga kjo dhe mund të shpëtohet!
Kjo qe thjeshtë një parandjenjë,
por sot mund të diskutohet!

E mësuam-ka Babalja,
avokatin më të mirë,
i lidhur me Vetëvendosjen,
dhe që nuk kushton aq lirë!

Aty para ndonjë muaji,
Albin Kurti qe këtu,
për çudi vetëm Saliun,
takoi nga Selia Blu!

Kështu nisin lidhen gjërat,
lidhen gjërat si për fat,
Albinit i ka kërkuar,
Saliu një avokat!

Avokat jo dokudo,
i është kërkuar Albinit,
më të mirin e të mirëve,
për punët e ekstradimit!

Më të mirin e të mirëve,
ka gjetur vërtet Albini,
i betuar-që Babalen,
ta shpëtojë nga ekstradimi!

I paguhen nga partia,
shpenzimet Babale-horrit,
që as qimen dot s’ja prekin,
gjer në fundin e Nëntorit!

Aty do qëndrojë si burrat,
ky Babale karafili,
do bëhen gjithë procedurat,
që do politik-azili!

Tash Babalja është i lirë,
s’është në paraburgim,
gjer nga fundi i Nëntorit,
s’bëhet fjalë për ekstradim!

Edhe si po duken bathët,
azilin do përfitojë,
dhe kështu-përveç Babales,
dhe Salanji do shpëtojë!

Dhe Kosova e çudive,
si një kampione lirie,
do t’i japi shtetit amë,
leksione demokracie!

Kuptohet që sot Kosova,
keq në besë ne na preu,
ndërsa gjashtë “gylenistë”,
në mesnatë i rrëmbeu!

Edhe Sulltan Erdoganit,
ja nisi pako postale,
po tjetër status gëzon,
në Kosovë Zoti Babale!

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Kjo eshte Kosova qe ka nje “dashuri shume te madhe”për token Amë.Me këtë thike që po i ngul Shqipërisë kuptohet se Kosova dhe disa udheheqës politik ja paskan me hile Shqipërise.Ky eshte shpërblimi dhe mirënjohja për çfare ka bërë Shqipëria për Kosovën ne arenën nderkombëtare dhe ate kombëtare ,duke mbrojtur nje kriminel,që me krimin e kryer bëri lemsh politikën tone.Mbetem me shpresë se KM Haradinaj dhe Presidenti Thaçi nuk do e lejojnë qe Babale te marre statusin e azilantit,por menjëherë t’a ektradojne ne Shqipëri qe ai së bashku me regjizorin e ketij trillimi të marre denimin e merituar.

  • Ke shkruar plot qyfyre ca kohe me pare,
    po Amaneti per Tahirin te kujtohet valle?
    ja nise Balles si Leter te Hapur
    “‘mbroni Tahirin, se po dilni te kapur”
    tani per Babalen nuk po te ze gjumi,
    shih ca fukarallekun or te marrte lumi
    se si ne rast te Tahirit, ashtu dhe tani,
    ti o Duke do dalesh prap vec Kalli,
    ku e ke Tahirin qe bere dikur Leter?
    ku ju lute Balles “shpetojeni patjeter”?
    tani merr e shkruaj Leter Balles prap
    kerko te mbrojne Agronin, ate cope trap,
    vellane e ministrit per droge denuar,
    dil ti merre persiper o Duka i zgjuar,
    per Gonen e Xhafajt shko e bej ti burg,
    te na mallengjesh, te derdhim lote curk,
    shko e merre ti persiper trafikun e droges,
    opozita nga inati do shkul lesht e kokes,
    qeveria Rama me ty pastaj do te mburret,
    Fatmiri i Xhafes nuk ka pse te pshurret.

  • Nse me te vertete edhe Albin Kurti futet ne keto maskaralleqet e Sali serbit-mjere e ardhmja e Kosoves dhe e shqiptarise.Kemi shpresuar gjithmone prej vitesh se ai do te bente dicka ndryshe pozitive nga palacot e politikes kombetare.Mjere ky komb po u ndy edhe Albini me shoket e tj

  • Çdo baltë -nuk është MATERIAL për tulla, o jarana-kardasha, se edhe MUTI është njëfarë lloj balte?!

    Dhe, kur këto gjëra nuk do i shohësh dhe kuptojsh me kohë; atëherë, do i kuptojsh vonë, që ndoshta është më mirë se mos t’i kuptojsh kurrë !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *