Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Qeveria e re, një dështim i paralajmëruar!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Vargje > Qeveria e re, një dështim i paralajmëruar!
Vargje

Qeveria e re, një dështim i paralajmëruar!

Ornela
Published January 5, 2019
Share
SHARE

Qeveria që kemi tani,

i ngjan një Qeverie Teknike,

se shumë nga ministrat aty,

nuk kanë staturë politike?!.

 

Janë pjesë e kabinetit të ri,

një kosovar dhe një kosovare,

kjo nuk përbën vetëm çudi,

po është dhe fyerje e injorim,

për gjithë inteligjencën shqiptare!.

 

Dihet që performanca e ministrave,

risku i kryeministrit janë,

por dy ministrat nga Kosova,

asgjë socialiste nuk kanë!

 

Në krahasim me Ditmir Bushatin,

Gentit mund t’i gjesh njëmijë defekte,

që nga anonimati i frikshëm,

e gjer tek e folura e një shqipeje jo korrekte!

 

Sot problemet më të mprehta,

i ka arsimi dhe universitetet shqiptare,

e këtë peshë të madhe mbi supe,

nuk mund ta mbajë një kosovare!

 

Kësaj radhe peshorja e qeverisë,

nga ana e femrave ka anuar,

po ky fiksim i vazhdueshëm i Ramës,

ka qënë një eksperiment i dështuar!

 

E kemi kritikuar ministren e kulturës,

Kumbaros i kemi numëruar më shumë minuse,

të paktën ajo e kish një lidhje me librin,

e kjo e tanishmja është thjesht një arreduse!

 

Me dy përjashtime të vogla,

prurjet e tjera paralajmërojnë dështimin,

kjo  nuk është qeveria e  Partisë Socialiste,

po kabineti privat i Edvinit!

 

Zgjedhjet e kryeministrit tonë,

as na kanë habitur e as na kanë hutuar,

po këta emra anonimë na thonë,

një dështim të paralajmëruar!

 

Kabineti i ri ka shumë më pak vlera,

dhe nga kabineti i fundit i partisë demokratike,

mungojnë kontributet dhe karriera,

dhe ngjyra e majtë politike!.

 

Nuk gjen dot një të vetëm shqiptar,

të thotë përmendësh gjithë emrat e kabinetit,

do ta peshonim të gjithin në ar,

do ta shpallnim gjeniun e Planetit!

 

 

A.DUKA

Ornela January 5, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • KORÇARI says:
    January 5, 2019 at 12:42 pm

    Për DITMIR BUSHATIN jam Plotësisht dakord, pasi e konsideroj si TË VETMIN MINISTËR ATDHETAR , DIPLLOMAT , TË MPREHTË . Që ka kaluar këto 27 vitet e fundit .
    Për Kumbaron s’kam ç’të them , ministre idiote pa pikë lidhje me Kulturën ,ministre që la LAHUTËN TIPIKE SHQIPTARE ta përvetësojë Sërbia.
    Tani sa për Dardanët (Kosovarët) , nuk i dihet ,ndoshta e duan Shqipërinë më Shumë se këta Horrat që kemi pasur deri tani.
    Këtu provuam Ministër mbrojtjeje gomarin e Gërdecit, provuam Ministër , Grekun Barka e Dule, provuam Ministre Kulture Kumbaron, provuam President JARI ÇIBANIN, kemi President Like Floririn, por mbi të gjitha Provuam si KRYEMINISTËR E SI PRESIDENT SALI MUT BISHË PENICILINËN , Antishqiptari më i thekur.
    Pra le ti provojmë njëherë dhe vëllezërit nga Dardania.

    Reply
  • pelivan says:
    January 5, 2019 at 2:26 pm

    Ec perpara Rame. Mos i vur re te lehurat e ylli rakipit dhe peshtirosjes Fari balliu, s’fundi burazerit me hajmali te z.Thano.
    Ec Rame,se ke m shum se nje miljon votus kete radhe,t’i gezosh zdjedhjet e pergjhshme se per ato vendore,tashme,s’behet llaf.

    Reply
    • ppa says:
      January 5, 2019 at 7:23 pm

      Thano, B.Islami ndoshta A. Duka, t’u bashkohen studenteve e te krijojne nje parti te re…na lodhen me derdellisje …!

      Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    January 5, 2019 at 4:34 pm

    Bravo, Arben Duka! Keta te Prishtines e kane ba fet, ia kane shti pykat çdo ministrie e tash ju ka ardhe rendi me ja shti pykat ‘shqiptare’ Tiranes! Lisin e çkyen pyka e vet, Beno! Ti e din per sa kohe e ka ba Nikolla Pashiqi Ahmet Zogun anti shqiptar dhe e ka nis me ushtri e armatim me e pushtue Shqiperinw, po keta qe i ka majt Tita ne pushtet qe gati nje shekull per sa ja kalojne Zogut e t’birit!?!… Kuku e kuku, ku po done me na çu keshtu!…

    DRENICA E KUQE

    Reply
    • Celua says:
      January 6, 2019 at 6:30 am

      A ka Kara andej nga Drenica? Se me sa shof …

      Reply
  • fteri says:
    January 6, 2019 at 9:24 am

    Demokracia është në lëvizje ,kjo tregon se qeveria demokratike jan e duhet të jenë në lëvizje.Nuk ka qeveri të pa ndryshueshme .

    Por ndryshimi e qeverisë NUK ËSHTË I NJETË ME ZHVILLIMIN.
    Ndryshim unë do të quaja sa strategji zhvillimi ka qeveria ,sa vende pune do hap ,sa fabrika do ndërtoi për punësim ,sa prodhime bujqësor do prodhojë fshati .etj .
    Unë nuk quaj primare + wetingun ,por kryesor ndërhyrjen në Ligj e kushtetut ,të bëhet për popullin ,jo për politikanët e oligarkët,një ligjë për të varfërit ,jo për kriminelët e për hajdutët .

    Reply
  • info analitike says:
    January 6, 2019 at 1:55 pm

    O shoku bejtexhi me sa duket vazhdon te mos kuptosh se kriekaqoli i ka zgjedhur nga halli keto aguridhet per udhetimin e fundit drejt deshtimit total. Kriekaqoli ka tentuar te binde ndonje nga keta te partise qe te mbaje mbi supe barren e deshtimit te tij po me sa kam marre vesh i kane refuzuar. Tani fillkat ka zgjedhur keta qe i sakrifikon e i perdor si dhe kur t’ia doje qejfi. Tashme shprehjes “nuk keni pare gje akoma” ia kane pire lengun te gjithe e askush nuk deshiron te marre mbi supe idiotesite e nje psikopati.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?