Frroku: As 5000 dëshmitarë nuk më implikojnë dot në vrasjen e Dritan Lamajt

anazapta

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë gjyqi ndaj Arben Frrokut, biznesmenit të akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Gjatë seancës, Frroku ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në vrasjen e kryekomisarit.

“Edhe 5 mijë dëshmitarë të pyesni, nuk më implikoni dot në vrasjen e Dritan Lamajt,” tha Frroku.

Ndërkohë, prokurori Anton Martini i kërkoi gjykatës që t’i tërheqë vërejtje të akuzuarit për këto kërcënime.

Në seancë ka dëshmuar edhe Arianit Arapi, ish- hefi i Krimeve në zonën e Kombinatit.

Ai tha se mesazhi kërcënues që mori pak orë pas vrasjes së Lamajt, nuk ka lidhje me këtë ngjarje, por me detyrën e tij.

“Arben Frrokun e kam njohur prej vitesh, kam pasur edhe raporte shoqërore. Dritan Lamaj ka pasur konflikte, por ishin rutinë, përplasje për shkak të detyrës së tij.

Kur e vra kryekomisari, isha në shtëpi. Dy orë më pas më erdhi mesazhi ‘Dritan Lamaj prehet i qetë, së shpejti radha jote’.

Kur lexova mesazhin kërcënues, menjëherë njoftova prokurorin. Ia kam lënë drejtësisë, mendoj se mund të ketë pasur lidhje me detyrën time në Pogradec”.

 

Share This Article
3 Comments
  • Arben Frroqi si menove se grupi qiftelia eshte i perjetshe!!!!!! Jo mor karaxhez rri drejt qe qeli dhe trego te gjitha rrjedhjet e vrasjes komisarit dhe shteti te vijoj nisjen e hetimeve te pasuris tuaj….nga vjen dhe cili ka qene aktiviteti i juaj, persa i perket vrasjes ne belgjike ti se bashku Mark deputetin besoj se po vijon rrugen e duhur……tani ti biznesmeni Frroqi kaloj ato vite te ngelura ne qeli….mos harro merre dhe deputet Markin.

  • Me çfare nuk jane marre kta me vjedhje me vrasje me rrembime me perdhunime me droga me kurvellik e me ku ta di une
    vrau Komisarin me urrdher te saliut dhe te grupit çiftelia
    nji mije e nji pergjime beri kodoshi i shqiptareve salih bisha dhe urdheronte vrasjen e personave qe i preknin te birin te bijen fazlliçin e gopin e gopit te kurves qe e polli ket rrugaç viçidoli kryetari i mafies ky digjenerate dhe ja vriten e priten njerzit dhe ky qan e i varros diten per diell kshu ndodhi dhe me Olldashin
    Shikoni kriminelat kercenijne gjykata e prekuroret pa piken e frikes se akoma jane ne shtet dhe drejtojne çdo gje kta katunar te pa bese kta malokerr te nyte qe shkerrdhejne dhe bijat e veta per para e karrige turp i pa pame kerrcenon nji vrases dhe ne presim statusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *