I dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frroku, është në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Shkodrës. Frroku, i cili aktualisht gjendet në një burg të Selanikut, pas arrestimit për llogari të drejtësisë shqiptare, është i dyti në listën e Partisë Kristian Demokrate, që drejtohet nga Dhimitër Muslia. Emri i Arben Frrokut, së bashku me atë të të vëllait, Mark Frroku, figurojnë në listat shumemërore që janë depozituar në KQZ.

nje pyetje kam,kjo pkd ne cilin koalicion eshte se nuk po arrij ta gjej?do ish turp per ps po te jete me te,e nuk e di cdo mendoj,ndersa eshte natyrale po te jete nga sala..
arrita ta gjej,ben pjese ne koalicionin e majte.uroj te mbajne qendrim ps,keto nuk jane gjera te vogla e qe mund te mbyllesh njerin sy,nuk e di sa vota mund te marrin frrokat,por eshte turp,eshte e pa imagjinushme qe te votohet per nje kriminel..do humbisni votat e miqesise se dritan lamaj dhe fisit te pakten..
– Eshte ne Aleance me PARTINE SOCIALISTE !
PS eshte kthyer ne partine dhe ne koalicionin e horrave. Vaj medet per Shqiperine.
Ne kualicionin e majte eshte edhe Ilir Meta me Monika Kryemadhin.Me sa di jan burre grue,ndoshta jam gabim.