Frroku sillet në Tiranë, izolohet te burgu 302

redaktor

Kur kanë kaluar 9 muaj nga vrasja e komisar Dritan Lamaj, Athina zyrtare i ka hapur rrugë ekstradimit drejt vendit tonë të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje, Arben Frroku.

Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Policisë, ka mbërriur në aeroportin ndërkomëbetar “Nënë Tereza”, me avion nga Athina, pasditen e sotme  rreth orës 17:10. Nga aeroporti ku ishin vendosur forca të shumta sigurie, Frroku është shoqëruar për në burgun e sigurisë së lartë 302.

Mësohet se trasporti i tij nga kyeqyteti helen është bërë me avion nën kushte të rrepta sigurie. Përveç Frrokut drejtësia shqiptare ka mundur të ekstradojë drejt vendit tonë mbrëmjen e të enjtes nipin e tij Jak Jaku, i cili mendohet të jetë bashkëpunëtor i dyshuar në vrasjen e oficerit të lartë të policisë së shtetit. Jak Jaku është esktraduar nga Greqia në rrugë tokësore.

Të dy të dyshuarit do të vihen në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ti marrë në pyetje dhe sqaruar pozicionin e tyre rreth kësaj ngjarje.

Ndërkaq me interes është edhe dalja e tij përpara togave të zeza të gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur njëherë me masën e sigurisë që kjo gjykatë ka marrë dhe më pas për nisjen e procesit gjyqsorë në ngarkim të tij.

Arben Frroku, vëllai i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku është i dyshuari kryesor i akuzës për atentatin e 24 shkurtit ku Dritan Lamaj u vra përpara banesës së tij.

Share This Article
2 Comments
  • Ku ëdhtë lajm dhe pavarsisht nga c’thuhet e flitet, drejtësia duhet të lejojë medjat për informim!Vrasja e bujshme e drejtuesit të lartë të policisë së shtetit është krim i rëndë dhe i shëmtuar të cilin po shteti duhet ta zbardh dhe ndëshkojë shumë rëndë!

  • I beni presion ketij lokut qe do e denoni nja 30 vjet, dhe ky pastaj te tregoje ata qe e kane ndihmuar brenda strukturave te policise per te vrare shefin e policise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *