Arben Isaraj reagon në Facebook pas mospërfshirjes në listat e kandidatëve të PS për deputet. “Motivimi im politik dhe mirëkuptimi për miqtë e shokët.
Miq dhe shokë, që ju mirëkuptoj sot për gjithçka thoni dhe bëni, detyrohem t’ju them se:
“Lumturia politike është një zgjedhje; pranimi politik është një zgjedhje; inati politik është një zgjedhje; falja politike është një zgjedhje; zemërimi politik është një zgjedhje; dashuria politike është një zgjedhje; dhe vetë jeta politike është një zgjedhje. Për mua si dje, sot dhe nesër, koha ime është zgjedhja ime: Partia Socialiste.
Veç, në politikë si dhe në shoqëri, lumturia është si e vërteta; nuk mund ta kesh, duhet të jesh. Për mua lidhja e vetme mes lumturisë politike dhe ndërgjegjes politike është mirënjohja. Ju jam mirënjohës”, përfundon Isaraj në mesazhin e postuar në profilin e tij në Facebook.

Bravo ju jeni socilist i vertete Z. malaj e humbi mundesin per te qene ne PS ishte invilitruar i Z. nano ne listat e PS neser ai dilte si si Kaci i zi,
Bravo Edi rama qe nuk e kanditove .